Edhe pse po kalon një super formë te Bayern Munich, Harry Kane po mendon seriozisht rikthimin në Premier League gjatë verës që po vjen.
“El Nacional” raporton nga burime afër lojtarit se ai ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Angli, aty ku ka shënuar 213 gola në 320 ndeshje me fanellën e Tottenham.
Por, dëshira e madhe e Kane është të veshë fanellën e Liverpool-it. Kane mund të jetë zëvendësuesi perfekt për Mohamed Salah, egjiptiani pritet të largohet në fundit të sezonit si lojtar i lirë. Profili i një sulmuesi si Kane është një mundësi shumë e mirë për Liverpool, për të gjetur një sulmues të mirëfilltë dhe që mund të ishte zëvendësuesi ideal i Salah.
Gjithsesi, ende nuk ka bisedime konkrete mes dy klubeve, por tashmë dëshira e Kane për t’u rikthyer në Angli është realitet. Këtë sezon, Kane ka shënuar 32 gola në të gjitha kompeticionet me Bayern dhe ka dhënë 11 asiste.