• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hakerat sulmuan bashkinë e Tiranës, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

20 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Hakerat e vetëquajtur “Iranian Homeland Justice” kanë sulmuar faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës duke e nxjerrë atë jashtë funksionit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prej orëve të mëngjesit websajti zyrtar i bashkisë së kryeqytetit nuk ka qenë i aksesueshëm për përdoruesit dhe vizitorët nga jashtë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar për këtë hakërim që i është bërë bashkisë së Tiranës, ku njofton se sulmi ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë.

Lexo edhe:

Kamionisti në Skrapar u shpëton jetën tre të rinjve që bënë aksident

Po i jepte makinës shumë shpejt, arrestohet Babagjyshi në SHBA

AKSK njofton se dënon çdo akt që cenon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.

Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:

• Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit;
• Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura;
• Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura;
• Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse.

Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cenon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim do të ofrojmë përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra, në përputhje me zhvillimet dhe informacionin e konfirmuar teknikisht.

Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK.

Nga Kategoria

Aktualitet

Kamionisti në Skrapar u shpëton jetën tre të rinjve që bënë aksident

25 Dhjetor, 2025
Bota

Po i jepte makinës shumë shpejt, arrestohet Babagjyshi në SHBA

25 Dhjetor, 2025
Lajme

U dhunua në mes të Tiranës, Suada e TikTok-ut tregon shenjat: Ishin tre burra…

25 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kamionisti në Skrapar u shpëton jetën tre të rinjve që bënë aksident

25 Dhjetor, 2025

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së zbulon miliona dokumente të tjera të mundshme lidhur me Epstein

25 Dhjetor, 2025

Kandidati kryesor për Kryeministër të Bangladeshit kthehet pas 17 vjetësh në ekzil

25 Dhjetor, 2025
KMDLNJ kërkon në hetim ZRRE-në: Faturat e energjisë përbëjnë një abuzim të rëndë ekonomik.

KMDLNJ kërkon në hetim ZRRE-në: Faturat e energjisë përbëjnë një abuzim të rëndë ekonomik

25 Dhjetor, 2025

Pasta sipas ushtrisë: Sa i rëndësishëm është ndikimi i ushtrisë në ekonominë e Egiptit?

25 Dhjetor, 2025

Po i jepte makinës shumë shpejt, arrestohet Babagjyshi në SHBA

25 Dhjetor, 2025

U dhunua në mes të Tiranës, Suada e TikTok-ut tregon shenjat: Ishin tre burra…

25 Dhjetor, 2025

Ndërhyri për të mbrojtur stafin, një person me probleme mendore plagos pronarin e marketit në Kavajë

25 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.