Lajm jo i mirë për mbrojtjen e Real Madridit: Erling Haaland është rikthyer me grupin e Manchester Cityt dhe pritet të jetë në dispozicion për sfidën e madhe në Champions League.
Sipas Fabrizio Romano, sulmuesi norvegjez 25-vjeçar është stërvitur sot normalisht me skuadrën dhe do të udhëtojë drejt Madridit për ndeshjen e parë të 1/8-ave ndaj Real Madridit.
Haaland kishte munguar në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Newcastle për shkak të disa shqetësimeve, gjë që ngriti dyshime te tifozët nëse ai do të ishte gati për përballjen e radhës. Frika u shtua edhe më shumë pasi vetë lojtari postoi një foto në Instagram ku shihej një prerje në këmbë, e marrë gjatë stërvitjes pas një kontakti me Kovacic.
Megjithatë, sipas stafit mjekësor të Cityt, norvegjezi është plotësisht i gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Këtë sezon, Haaland ka zhvilluar 39 ndeshje, duke shënuar 29 gola dhe duke dhënë 7 asistime me fanellën e Manchester Cityt.











