• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Guterres bën thirrje për ndaljen e luftimeve në Siri

5 Dhjetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ka nevojë për qasje të menjëhershme humanitare për të gjithë civilët që kanë nevojë për ndihmë në Siri dhe kthimin e procesit politik, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Që nga fundi i nëntorit, rebelët e udhëhequr nga islamistët, kanë nisur një ofensivë ndaj forcave të presidentit Bashar al-Assad, i cili mbështetet nga Rusia dhe Irani.

Rebelët, e udhëhequr nga grupi islamist, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), kanë bërë përparime të mëdha në ditët e fundit, përfshirë edhe marrjen e Alepos, qytetit më të madh në Siri.

Lexo edhe:

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

Më 5 dhjetor ata hynë edhe në Hama, qytetin e katërt më të madh të Sirisë, teksa forcat qeveritare thanë se u tërhoqën nga qyteti “për të mbrojtur jetën e civilëve dhe për të parandaluar luftimet në qytet”.

Guterres u bëri thirrje “të gjithë atyre që kanë ndikim të bëjnë punën e tyre” për të ndalur vuajtjen e popullit në Siri, duke shtuar se të gjitha palët e përfshira në konflikt, janë të obliguar që të mbrojnë civilët.

“Dhjetëra mijëra civilë janë në rrezik në rajonin që veçse është përfshirë nga lufta”, u tha Guterres gazetarëve.

Përveç marrjes së kontrollit të Alepos, dhe hyrjes në Hama, rebelët po ashtu kanë marrë nën kontroll 14 fshatra dhe qyteza dhe i janë afruar deri në 35 kilometra Bazës Ajrore Khmeimim, që operohet nga rusët.

Siria ia dha këtë bazë ajrore Rusisë më 2015, pasi Moska e ndihmoi Damaskun që ta kthejë rrjedhën e luftës civile në favor të tij.

Përveç HTS-së – që është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara – rebelët përbëhen edhe nga një grup ombrellë i milicive siriane që mbështeten nga Turqia, që njihet me emrin Ushtria Kombëtare Siriane.

Kombet e Bashkuara kanë thënë më herët se dhjetëra mijëra civilë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve./rel

Tags: luftesiri

Nga Kategoria

Aktualitet

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

23 Korrik, 2026
Aktualitet

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026
Bota

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

23 Korrik, 2026

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.