• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Gushti i 2025 regjistrohet si muaji i tretë më i nxehtë në nivel global

9 Shtator, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Gushti i vitit 2025 është regjistruar si gushti i tretë më i nxehtë në botë ndërsa gjatë kësaj periudhe shënoi valë të nxehta dhe zjarre në pyje në Evropën Jugperëndimore.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), sistemi i monitorimit satelitor i Bashkimit Evropian (BE), publikoi të dhëna mbi temperaturat mesatare globale të sipërfaqes dhe detit për gushtin.

Sipas të dhënave, gushti i vitit 2025 ishte gushti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në aspektin e temperaturave mesatare globale. Temperatura mesatare e sipërfaqes në këtë muaj ishte 16.6 gradë Celsius.

Lexo edhe:

Greva e punonjësve të Sindikatës RMT paralizon transportin në Londër dhe anulon koncerte të mëdha

BBC: Hamasi pretendon se udhëheqja i mbijetoi sulmit izraelit në Doha, por konfirmon 6 vdekje

Temperaturat mesatare në fjalë u shënuan 0.49 gradë Celsius mbi mesataren e gushtit nga viti 1991 deri në vitin 2020 dhe 1.29 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën para-industriale. Muaji në fjalë ishte 0.22 gradë Celsius më i ftohtë se gushtët rekordthyes të viteve 2023 dhe 2024.

Temperatura mesatare globale 12-mujore për periudhën shtator 2024-gusht 2025 u mat 0.64 gradë Celsius për periudhën 1991-2020 dhe 1.52 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën para-industriale.

Temperatura mesatare e tokës në Evropë ishte 19.46 gradë Celsius muajin e kaluar

Muajin e kaluar, temperatura mesatare e tokës në Evropë ishte 19.46 gradë Celsius, duke shënuar 0.3 gradë Celsius mbi mesataren 1991-2020. Në Evropë, temperaturat më të dukshme mbi mesataren u përjetuan në vendet e Evropës Perëndimore. Gadishulli Iberik dhe Franca jugperëndimore u prekën rëndë nga valët e nxehtësisë. Jashtë Evropës, temperaturat ishin më mbi mesataren në Siberi, disa pjesë të Antarktidës, Kinë, Gadishullin Korean, Japoni dhe Lindjen e Mesme.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit arriti në 20.82 gradë Celsius muajin e kaluar

Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit arriti në 20.82 gradë Celsius muajin e kaluar, duke shënuar temperaturën e tretë më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”, Samantha Burgess tha se “Evropa Jugperëndimore përjetoi valën e tretë të madhe të të nxehtit të verës dhe u përjetuan zjarre të jashtëzakonshme pyjore që shoqëruan këtë”.

Burgess tha se oqeanet në mënyrë të pazakontë vazhdojnë të jenë të ngrohta ndërsa theksoi nevojën urgjente për të zvogëluar emetimet dhe për t’u përshtatur me ngjarjet ekstreme klimatike.

Nga Kategoria

Bota

Greva e punonjësve të Sindikatës RMT paralizon transportin në Londër dhe anulon koncerte të mëdha

9 Shtator, 2025
Bota

BBC: Hamasi pretendon se udhëheqja i mbijetoi sulmit izraelit në Doha, por konfirmon 6 vdekje

9 Shtator, 2025
Bota

Princi Harry dhuron 1.1 milion paund për Fëmijët në Nevojë

9 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kualifikimet për Kupën e Botës FIFA 2026: Rinia për Benni McCarthy-n, Kenia dominon Seychelles-in me dy gola nga ish-sulmuesi i Kaizer Chiefs.

9 Shtator, 2025
Sulmi izraelit, Katari mohon pretendimet e SHBA-së: Nuk e njoftuam më parë

Sulmi izraelit, Katari mohon pretendimet e SHBA-së: Nuk e njoftuam më parë

9 Shtator, 2025

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

9 Shtator, 2025

Greva e punonjësve të Sindikatës RMT paralizon transportin në Londër dhe anulon koncerte të mëdha

9 Shtator, 2025

Shqipëria në avantazh, Asllani realizon nga penalltia

9 Shtator, 2025

BBC: Hamasi pretendon se udhëheqja i mbijetoi sulmit izraelit në Doha, por konfirmon 6 vdekje

9 Shtator, 2025

Shqipëri-Letoni: vjen goli i parë, Asllani shënon nga pika e bardhë

9 Shtator, 2025

“Chicharito duhet të lërë futbollin” – Legjenda meksikane Cuauhtémoc Blanco i ofron këshilla yllit të Chivas, Javier Hernández.

9 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.