Ambasada e SHBA në vendin tone, ditën e djeshme ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të tregohen të kujdesshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasdada bëri thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes së tyre pasi grupet iraniane mund të sulmojnë hotele, qendra biznesi, klube dhe restorante që ndodhen në Shqipëri të cilat janë subjekte të lidhura me SHBA apo me opozitën iraniane.
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ditën e sotme gjatë seancës plenare siguroi qytetarët se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Ministri Hoxha: Janë gjëra të rëndësishme, janë çështje me të cilat ministria e Jashtme merret në mënyrë të posaçme. Dua të siguroj të gjithë që ne i ndjekim me shumë vëmendje dhe seriozitet deklaratat e partnerëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashingron, jemi në kontakt me parnerët në NATO. Dua të them që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmaur. Ka pasur një komunikim nga zyra e shtypit të kryeministrit. Për çdo gjë të re ministria e Jashtme apo minsitritë e tjera do të informojnë duke qenë në kontakt me kryeministrin, qeverinë, presidentin.











