Ditët e fundit në media janë publikuar artikuj se në burgun e Drenovës apo të Reçit janë futur eskorta, vajza të njohura të showbizit shqiptar, për “takime speciale” me persona të krimit të organizuar.
E teksa po diskutohej kjo temë në Euronews Albania, gazetari Eni Ferhati deklaroi se ndryshe nga burrat, grave në burgun e Pojskës në Pogradec nuk u lejohen “takimet speciale”. Ky vendim është marrë për shkak të frikës se ato mund të ngelen shtatzënë dhe automatikisht i shpëtojnë dënimit.
“Sot i hyra dhe po pyesja. Një që mendoj unë se është i pabarabartë është se u informave se të dënuarave grave në burgun e Pojskën në Pogradec nuk e kanë mundësinë e këtyre takimeve të zgjeruara apo speciale. Nuk i lejohet. Është frika ose rreziku se mund të mbeten shtatzënë dhe automatikisht i shmangen dënimit. Dhe për këtë lloj arsye u informave se nuk u lejoheshin të kishin takime speciale.” – tha Eni Ferhati.