• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Gordon zhgënjen Barcelonën në debutim, Rashford i rrëmben skenën me Anglinë

18 Qershor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia e nisi Botërorin me një fitore të madhe 4-2 ndaj Kroacisë, por jo të gjithë dolën të kënaqur nga mbrëmja në Dallas. Anthony Gordon, blerja e re e Barcelonës, ishte nota më negative e skuadrës së Thomas Tuchel.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Anësori anglez e nisi ndeshjen si titullar pas paraqitjes së mirë në miqësoren ndaj Kosta Rikës, por nuk arriti ta përsëriste atë nivel në debutimin e Botërorit. Gordon qëndroi në fushë 72 minuta, por pati shumë pak ndikim në lojën e Anglisë.

Lajmi më i keq për të ishte se zëvendësuesi i tij, Marcus Rashford, hyri në fushë dhe bëri menjëherë diferencën. Në vetëm 18 minuta, sulmuesi shënoi golin e katërt të Anglisë, duke vulosur fitoren ndaj Kroacisë dhe duke dhënë sinjale të forta për një vend titullari në ndeshjen e ardhshme.

Lexo edhe:

Motra e Ronaldos reagon pas zhgënjimit të Portugalisë: Kjo Kupë Bote është e çuditshme

Familja e Messit jep njoftim për shëndetin e babait të Leos

Sipas Daily Mail, Gordon ishte “anonim në pjesën e parë”, me vetëm 9 prekje të topit. Gazeta britanike theksoi se ai nuk arriti të futej në lojë, humbi dy driblime dhe nuk dukej si anësori për të cilin Barcelona pagoi 70 milionë paund. Për paraqitjen e tij, Gordon mori notën 3, më të ulëtën në ekipin anglez.

Statistikat nuk ishin në favor të tij. Në 72 minuta lojë, ai regjistroi vetëm 17 prekje të topit, asnjë krosim të tentuar, 0 nga 2 driblime të suksesshme dhe 0 nga 2 dyluftime të fituara.

Pas ndeshjes, vetë Gordon foli për BBC Radio 5 Live dhe vlerësoi ndikimin e lojtarëve që hynë nga stoli.

“Ka qenë një periudhë e çmendur dhe kjo ishte qershia mbi tortë. Ndeshja ime e parë në Kupën e Botës, diçka që e kam ëndërruar që kur isha fëmijë. Është speciale, por nuk ka të bëjë me mua. Egoizmi është sëmundje dhe nuk dua të jem pjesë e kësaj. Ka të bëjë me skuadrën. Rashy hyri dhe pati ndikim të madh, ashtu si Bukayo dhe Morgan. Ishte një përpjekje kolektive”, tha Gordon.

Te Barcelona, megjithatë, paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re. Klubi katalanas ka investuar shumë për një lojtar që njihet për energjinë, presingun dhe sakrificën, por në “Camp Nou” presin edhe më shumë vendosmëri në zonën e fundit, driblime dhe gola.

Pikërisht atë që bëri Rashford ndaj Kroacisë, Gordon nuk arriti ta bënte. Për këtë arsye, debutimi i tij në Botëror ka lënë një shije të hidhur te Barcelona dhe tashmë vendi i tij si titullar ndaj Ganës duket në dyshim.

Tags: AngliaAnthony GordonbarcelonaBotërori 2026Marcus Rashford

Nga Kategoria

Lajme

Motra e Ronaldos reagon pas zhgënjimit të Portugalisë: Kjo Kupë Bote është e çuditshme

18 Qershor, 2026
Sporti

Familja e Messit jep njoftim për shëndetin e babait të Leos

18 Qershor, 2026
Sporti

Lautaro zhgënjen në debutim, Alvarez rrezikon t’i marrë vendin si në Katar

18 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gordon zhgënjen Barcelonën në debutim, Rashford i rrëmben skenën me Anglinë

18 Qershor, 2026

Tensione gjatë protestës, përplasje verbale me simpatizantë të PD dhe deputetin Ardit Bido

18 Qershor, 2026

Motra e Ronaldos reagon pas zhgënjimit të Portugalisë: Kjo Kupë Bote është e çuditshme

18 Qershor, 2026

Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

18 Qershor, 2026

Familja e Messit jep njoftim për shëndetin e babait të Leos

18 Qershor, 2026

Rama prezent në Parlament, protestuesit nuk shkojnë drejt bulevardit, nisen drejt Kuvendit

18 Qershor, 2026

Rama i pranishëm në seancën plenare, votohet me 84 vota pro amnistia penale

18 Qershor, 2026

Protesta e19-të në Tiranë, qytetarët grumbullohen në shesh

18 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.