Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futboll. Sulmuesi portugez realizoi golin e tij të 968-të në karrierën profesionale gjatë javës së 28-të të Saudi Pro League, në ndeshjen ndaj Al-Okhdood.
Ky gol ka peshë të madhe jo vetëm në planin personal, por edhe për objektivat e Al-Nassr këtë sezon. Me këtë realizim, skuadra saudite mban gjallë shpresat e saj për titullin dhe vazhdon garën e fortë në krye të kampionatit.
Ronaldo mbetet në ndjekje të një tjetër objektivi historik në karrierë, teksa i duhen edhe 32 gola për të arritur shifrën legjendare prej 1000 realizimesh.
Pas kësaj ndeshjeje, Al-Nassr dhe rivalët e tij direktë kanë edhe gjashtë sfida për të zhvilluar, ndërsa portugezi mund të synojë për herë të parë që nga transferimi në Arabinë Saudite të fitojë titullin kampion.
Pavarësisht moshës, Ronaldo vazhdon të jetë vendimtar dhe të dëshmojë se mbetet një nga protagonistët më të mëdhenj të futbollit botëror.











