• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 18 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

13 Qershor, 2025
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Deri më sot, debati publik është furnizuar me një tregues të vetëm sa i përket të ardhurave të qytetarëve nga paga, treguesi i pagës mesatare bruto. Në tremujorin e parë të këtij viti, paga mesatare bruto ishte në masën 82 mijë lekë, shifër që përfshin tatimin mbi të ardhurat personale, i cili është progresiv, dhe sigurimet shoqërore për pjesën që i mbahen punëdhënësit.

Njihuni me një koncept “të ri”, jo fort i rrahur në debatin publik shqiptar: Mediana! Mediana është një koncept statistikor që shënon pikën e mesit në një seri të dhënash të renditura nga numri më i madh te numri më i vogël. Është e ndryshme nga mesatarja, e cila pjesëton, në rastin konkret, totalin e të ardhurave nga paga me numrin e të punësuarve.

Rezultati është i ndryshëm në mënyrë shumë domethënëse për shkak se mesatarja ka aftësinë të maskojë pabarazinë ndërsa mediana, flet ndryshe. Konkretisht, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, mediana e pagave bruto në të gjithë ekonominë, ku përfshihet sektori publik dhe sektori privat, ishte 62 mijë lekë. Diferenca prej 20 mijë lekësh me pagën mesatare sugjeron që pabarazia në të ardhura është e konsiderueshme. Kështu, mediana tregon se, nga të 748 mijë të punësuarit me pagë në Republikën e Shqipërisë, gjysma ose 374 mijë vetë e kanë pagën më të ulët se 62 mijë lekë.

Lexo edhe:

Gruaja i ofroi marrëdhënie se*suale me pagesë, 44-vjeçari në Durrës njofton shokun dhe e grabisin

Sara Gjordeni humb në aksident shokun e fëmijrisë, prek me postimin për të

Problemi që ka mesatarja si tregues mund të shpjegohet me anekdodën e vjetër që thotë që: nëse ka dy njerëz, ku njëri konsumon dy pula dhe tjetri asnjë, atëherë mesatarja e marrë më vete sugjeron se të dy kanë ngrënë nga një pulë.

Mesatarja jep gjithashtu iluzion të gabuar kur, një numër i vogël individësh rrëmbejnë të ardhura disproporcionalisht të larta.

Fjala vjen, nëse në një kompani, drejtori merr rrogë 10 mijë euro në muaj dhe ka 10 punëtorë me pagë 500 euro në muaj, mesatarja e pagës në këtë kompani rezulton 1800 euro, pavarësisht se punëtorët marrin vetëm 500.

Pabarazia kryesore në të ardhurat nga paga në Shqipëri dallohet te hendeku mes pagës së të paktëve të punësuar në sektorin publik dhe pagës së të shumtëve, të punësuar në sektorin privat. Sipas të dhënave të INSTAT, të 185 mijë të punësuarit e sektorit publik patën pagë mesatare bruto prej 98 mijë lekësh ndërsa 562 mijë vetë të punësuar në sektorin privat, patën pagë mesatare bruto 75 mijë lekë.

Këto të dhëna gjithsesi nuk duhet të merren si absolute për shkak se të ardhurat e deklaruara nga pagat në sektorin privat preken në një masë jo të vogël nga praktika e përhapur e evazionit fiskal ndërsa përgjatë dekadës së fundit, që kur qeveria aktuale vendosi të heqë tatimin e thjeshtuar mbi të ardhurat për biznesin e vogël, një numër i konsiderueshëm të punësuarish janë regjistruar si sipërmarrës, deklarojnë pagën minimale zyrtare dhe shmangin në këtë mënyrë edhe sigurimet shoqërore edhe tatimin progresiv mbi të ardhurat.

Në instancë finale, niveli i përgjithshëm i pabarazisë është i vështirë të matet në Shqipëri për shkak se faktorët kryesorë që e ushqejnë pabarazinë duket se janë të ardhurat e patatueshme dhe të pamatshme nga korrupsioni, krimi apo evazioni fiskal./reporter.al

Tags: pagatshqipetaret

Nga Kategoria

Aktualitet

Gruaja i ofroi marrëdhënie se*suale me pagesë, 44-vjeçari në Durrës njofton shokun dhe e grabisin

18 Gusht, 2025
Ekstra

Sara Gjordeni humb në aksident shokun e fëmijrisë, prek me postimin për të

18 Gusht, 2025
Aktualitet

Rrëzohet në Vlorë parashutistja, po fluturonte përgjatë bregdetit të Lungomares

18 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Gruaja i ofroi marrëdhënie se*suale me pagesë, 44-vjeçari në Durrës njofton shokun dhe e grabisin

18 Gusht, 2025

Sara Gjordeni humb në aksident shokun e fëmijrisë, prek me postimin për të

18 Gusht, 2025

Pippo Baudo dhe fundi i tij i vështirë/ “Sëmundja neurologjike e la në vetmi”, avokati i tij: Pasardhësi? Stefano De Martino

18 Gusht, 2025

Rrëzohet në Vlorë parashutistja, po fluturonte përgjatë bregdetit të Lungomares

18 Gusht, 2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

18 Gusht, 2025

Karteli Çela-Çopja trafikoi mijëra ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, The Telegraph: Rënia e shpejtë e bandës më të frikshme të drogës në Shqipëri

18 Gusht, 2025

News24 rinis transmetimin nga një ambint i ri por gazetarët kanë ende një problem të vjetër

18 Gusht, 2025

Shkolla nis më 8 shtator, zbulohen datat e provimeve dhe pushimet vjetore

18 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.