Një deklaratë së fundmi nga kënëgtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka tronditur ndjekësit e saj.
“Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për mamin nuk jam shumë e sigurt, por unë besoj se e kam patjetër këtë gen”, u shpreh Rita Ora gjatë intervistës në podcastin Happy Hour Overheard.
Ajo e përshkroi edhe martesën e saj si një përvojë “shpirtërore”, ndërsa tregoi pasionin që ka për jogën dhe astrologjinë.
Artistja ndau edhe disa nga ritualet që e mbajnë të balancuar.
“Çdo javë bëj lexime, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton të gjesh diçka që të jep shpresë – dhe aq mjafton.” Rita shtoi se beson “100 për qind” në astrologji, madje me shaka tha se “do duhej të ishte fe më vete”.
Ajo theksoi se i pëlqen ideja që energjitë dhe shpirtrat mund të udhëheqin njeriun në rrugën e tij.











