• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Artan Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi

25 Dhjetor, 2024
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi, dhe e njëjta të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale.Ky vendim pason ankimimin e bërë javën e kaluar nga avokati i Grubit kundër vendimit të kësaj gjykate, e cila, me propozim të Prokurorisë Publike, më 17 dhjetor kishte urdhëruar masën e paraburgimit.“Këshilli Penal, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga mbrojtja e A.G., i padisponueshëm për organet e ndjekjes penale, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, mori një vendim me të cilin e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes dhe konfirmoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake”, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit më 24 dhjetor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendndodhja e Grubit ende mister

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Panço Toshkovski, gjatë një interviste për televizionin maqedonas Telma, më 23 dhjetor tha se asnjë shtet fqinj nuk ka dorëzuar konfirmime për qëndrimin e mundshëm të Artan Grubit në territoret e tyre.

Ai theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për vendndodhjen aktuale, por shtoi se do të donte t’i besonte deklaratës së tij se do të kthehet në vend.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi më herët se pak orë para fillimit të aksionit policor më 16 dhjetor, ish-zëvendëskryeministri, i shoqëruar nga një afarist vendas, (Arsim Paparinku), i cili si konsull nderi udhëtonte me makinë me targa diplomatike, kishte kaluar përmes pikës kufitare të Bllacës drejt Kosovës.

Radio Evropa e Lirë më 18 dhjetor iu drejtua Policisë së Kosovës për të konfirmuar nëse ka informacione se Grubi ndodhet në Kosovë, si dhe Ministrisë së Drejtësisë për të pyetur nëse do të bashkëpunojë në ekstradimin e tij nëse ai gjendet dhe arrestohet në Kosovë, por nuk mori përgjigje.

Lexo edhe:

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Si po përdor Irani dronë të lirë për të shkaktuar kaos në të gjithë Lindjen e Mesme

Megjithatë, më 21 dhjetor, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, mohoi pretendimet e Mickoskit, duke pohuar se Artan Grubi nuk është në Kosovë, por në Shqipëri. Mexhiti nuk dha më shumë detaje, por shtoi se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka bashkëpunim me Interpol-in, për ta gjetur dhe rikthyer në vend.

Pretendimet se Grubi po fshihet në Shqipëri, deri më tani nuk i ka mohuar, e as nuk i ka pohuar zyrtarisht Ministria e Brendshme e shtetit shqiptar.

A mund të marrë Grubi azil politik?

Kryeministri Mickoski nuk pret që ndonjë nga shtetet fqinje t’i japë azil politik Grubit nëse ai e kërkon, për shkak se, siç thotë ai, është vendosur në listën e zezë amerikane për krim dhe korrupsion, dhe jo për arsye politike.

“Këtu nuk po flasim për arsye politike, por është diçka ndryshe nga politika – dyshimi për një krim të kryer. Nuk pres që ai të marrë azil, por është ende vendim i atyre që do të hyjnë në një procedurë të tillë”, tha Mickoski të martën, përpara gazetarëve.

Në anën tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se rasti me Grubin nuk do të kishte ndodhur nëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, nuk do të kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, që parashikonte kufizime të rrepta ndaj individëve të përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, për korrupsion. Nga BDI gjatë fundjavës, kërkuan edhe një herë nga Qeveria të miratojë Ligjin për masat restriktive.

Mickoski, i pyetur nëse Qeveria do ta miratojë këtë ligj, u përgjigj negativisht.

“Kjo Qeveri nuk do të miratojë ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ne do të punojmë gjithmonë në përputhje me normat pozitive ligjore dhe Kushtetutën, të cilat janë dy shtylla kryesore për ne. Në legjislacion kemi parashikuar masa për këta persona”, shtoi Mickoski.

Grubi, ish-deputet, tanimë edhe ish-anëtar i BDI-së, në opozitë, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor. Partia i ka bërë thirrje që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.

Në mesin e të dyshuarve në rastin e Lotarisë Shtetërore janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Kovaçevski i ka mohuar akuzat./REL

Tags: grubi

Nga Kategoria

Kosova

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

7 Mars, 2026
Bota

Si po përdor Irani dronë të lirë për të shkaktuar kaos në të gjithë Lindjen e Mesme

6 Mars, 2026
Politikë

Sara Mila: Jam e shokuar nga gjuha denigruese në kuvend, disa herë kam rënë dhe unë aty

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Marmoush me dopietë, Manchester City përmbys Newcastle dhe kalon në çerekfinalet e FA Cup

7 Mars, 2026

Barcelona merr 3 pikët në San Mames me super gol të Lamine Yamal

7 Mars, 2026

Juve me “poker” ndaj Pisas, skuadra e Spallettit mbetet në ndjekje të zonës Champions

7 Mars, 2026

“S’është lufta jonë”/ Zv.kancelari gjerman: Nuk do marrim pjesë në konfliktin e SHBA-Izrael kundër Iranit

7 Mars, 2026

Kriza në Lindjen e Mesme/ Linja greke anulon fluturimet deri në 25 mars

7 Mars, 2026

Kryeministri i Spanjës përsërit kundërshtimin ndaj luftës: Të shohësh përkrahjen është një burim krenarie

7 Mars, 2026

Atletico Madrid fiton përballjen me Real Sociedad në një ndeshje plot gola

7 Mars, 2026

Barcelona vë në shënjestër Bastonin, katalanasit përgatisin goditjen e madhe

7 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.