Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka.
Trupa gjykuese nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudia Palloj vendosi dënimin me 4 vite burg për Zarkën. Me gjykim të shkurtuar ish-kryeprokurori u dënua me 2 vite e 8 muaj burgim.
Gjithashtu ai nuk mund të ushtrojë fuksione publike për 5 vite. Aurel Zarka akuzohet si i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.