• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Gjithmonë në krah të Amerikës”/ Trump tërheq komentet përçmuese për ushtarët britanikë

25 Janar, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Pas indinjatës për komentet e tij përçmuese në lidhje me trupat e NATO-s në Afganistan, Presidenti i SHBA-së Donald Trump është tërhequr duke lavdëruar shërbimin e ushtarëve britanikë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Ushtarët e mëdhenj dhe shumë të guximshëm të Mbretërisë së Bashkuar do të qëndrojnë gjithmonë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!” shkroi ai në platformën e tij Truth Social. Ai shtoi se 457 prej tyre ishin vrarë dhe shumë të tjerë ishin plagosur rëndë në Afganistan, “ata ishin ndër luftëtarët më të mëdhenj”.

Vërejtjet kontroverse të Trumpit në lidhje me trupat e NATO-s në Afganistan shkaktuan zemërim në Britaninë e Madhe, si dhe në Poloni, Itali dhe Gjermani. Në një intervistë me Fox Neës, Trumpi pohoi se SHBA-të nuk kishin pasur kurrë nevojë për aleancën mbrojtëse.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord

Orban “i vetmuar” në samitin e BE, largohet kur fillon Zelensky të flasë

Ai pohoi se ndërsa disa vende të tjera të NATO-s kishin dërguar trupa në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, këto trupa kishin mbetur “pak” prapa, “pak larg vijave të frontit”.

Kryeministri britanik Keir Starmer i kritikoi komentet e Trump si “fyese” dhe “të tmerrshme”. Politikanë dhe personazhe të famshëm të tjerë, përfshirë Princin Harry dhe Rod Steëart, gjithashtu i bënë thirrje presidentit amerikan të shprehë respekt për sakrificat e bëra nga aleatët e Amerikës në NATO në Afganistan.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius premtoi: “Ne do të nderojmë shërbimin dhe guximin e ushtarëve tanë në Afganistan, pavarësisht se kush e vë në dyshim. Ata nuk do të harrohen kurrë.”

Trump shkroi në Truth Social se lidhja me Britaninë e Madhe ishte shumë e fortë për t’u prishur ndonjëherë. “Ushtria britanike, me zemrën dhe shpirtin e saj të fuqishëm, është më e mira (përveç, sigurisht, ushtrisë amerikane!).”

Pas sulmeve terroriste të motivuara nga islamistët të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane thirri Nenin Pesë të traktatit të NATO-s për të marrë ndihmë nga aleatët e saj.

Kjo çoi në bashkimin e Gjermanisë dhe shteteve të tjera të NATO-s, si Britania e Madhe, në luftën kundër talebanëve dhe organizatës terroriste al-Kaeda. Ishte hera e parë dhe e vetme në historinë e NATO-s që bëhej një thirrje e tillë e Nenit Pesë.

Nga Kategoria

Bota

Ndahet nga jeta Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord

19 Mars, 2026
Bota

Orban “i vetmuar” në samitin e BE, largohet kur fillon Zelensky të flasë

19 Mars, 2026
Bota

Sekretari i Thesarit thotë se SHBA-të mund të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane për të rritur furnizimet

19 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rritja e çmimit të karburantit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Punoni nga shtëpia dhe ulni shpejtësinë në rrugë

20 Mars, 2026

Sot festohet Fitër Bajrami, cilat janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezë

20 Mars, 2026

Sot Fitër Bajrami, kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar

20 Mars, 2026

Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit, kreu i KMSH: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë

20 Mars, 2026

Bayern paralajmëron Real Madridin para supersfidës: Tani jemi në formë më të mirë

19 Mars, 2026

Thiago Silva hyn në histori, mbrojtësi brazilian luan ndeshjen e 1000-të në karrierë

19 Mars, 2026

Ndahet nga jeta Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord

19 Mars, 2026

Salianji: Do të garoj për kryetar të Partisë Demokratike

19 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.