Bashkëpronari i një hoteli në Gjirokastër ka ndërruar jetë pasi ra aksidentalisht nga tarraca. 60-vjeçari Krenar Stroka, gjendej në tarracën e hotelit “Olimpik” kur ra nga një lartësi rreth 15 metra.
Ai u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Policia po heton mbi zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.











