• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 23 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, me qëllim që të mbrohet më mirë Evropa në një kohë kur tensionet janë të larta me Rusinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sistemi Arrow (Shigjeta), i prodhuar në Izrael dhe i zhvilluar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, do të jetë pjesë e nismës së gjerë Mburoja e Qiellit Evropian, që u lansua pak pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që ngriti shqetësimet për boshllëqet e mundshme në mbrojtjen ajrore të vendeve evropiane të NATO-s.

“Për herë të parë po fitojmë aftësinë për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje kundër raketave balistike me rreze të gjatë veprimi për popullsinë dhe infrastrukturën tonë”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Lexo edhe:

Zelenskyy me optimizëm të matur për përparimin në bisedimet paqësore të drejtuara nga SHBA-të.

Si u bë Polonia një destinacion kyç për kapitale turke

“Po forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s dhe po përmbushim një obligim planifikues të NATO-s. Po demonstrojmë që Gjermania po merr përgjegjësi”, shtoi ai.

Marrëveshja për furnizimin e sistemit Arrow 3, e nënshkruar në vitin 2023, u përshkrua si kontrata më e madhe ushtarake e eksportit në historinë e Izraelit.

Sistemi është dizajnuar që të shkatërrojë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi që fluturojnë mbi atmosferën e Tokës.

Ai përbëhet nga sisteme radar për zbulim, lëshues raketash dhe një sërë raketash penguese që, sipas raportimeve, janë në gjendje të godasin objektiva në lartësi deri në 100 kilometra.

Një delegacion izraelit iu bashkua zyrtarëve ushtarakë gjermanë në bazën ajrore Holzdorf në pjesën lindore të Gjermanisë në një ceremoni që shënoi dislokimin zyrtar të pjesëve të para të sistemit Arrow 3.

Dislokimi i së mërkurës shënoi herën e parë që një sistem Arrow është vendosur jashtë Izraelit, një gjë që Ministria gjermane e Mbrojtjes e përshkroi si “një sinjal të qartë për lidhjet e ngushta dhe partneritetin mes Izraelit dhe Gjermanisë”.

Elemente të tjera pritet të dislokohen në lokacione të tjera në Gjermani sapo sistemi të jetë plotësisht operacional.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, Izraeli kishte dislokuar sistemin e vet Arrow 3 për të rrëzuar dhjetëra raketa balistike iraniane gjatë përleshjeve gjatë vitit të kaluar.

Sistemi Arrow 3 i jep Gjermanisë një mbulim me rreze të gjatë, që plotëson sistemet aktuale gjermane Patriot me rreze të mesme, si dhe raketat me rreze të shkurtë veprimi, Iris-T.

Në total, 23 vende të tjera janë bashkuar me nismën Mburoja e Qiellit Evropian, që udhëhiqet nga Gjermania. Berlini kishte propozuar nisjen e kësaj iniciative në gusht të vitit 2022./ REL

Nga Kategoria

Bota

Zelenskyy me optimizëm të matur për përparimin në bisedimet paqësore të drejtuara nga SHBA-të.

23 Dhjetor, 2025
Bota

Si u bë Polonia një destinacion kyç për kapitale turke

22 Dhjetor, 2025
Bota

Video. Numri fitues 79,432 fiton 4 milion euro në lotarinë e Krishtlindjes në Spanjë

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zelenskyy me optimizëm të matur për përparimin në bisedimet paqësore të drejtuara nga SHBA-të.

23 Dhjetor, 2025

El Tri në Jasht: Raúl Jiménez kontribuon për Fulham ndërsa Guillermo Ochoa humbet terrenin për Botërorin 2026.

23 Dhjetor, 2025

Man. Utd pritet të blejë DY mesfushorë ndërsa Djajtë e Kuq përgatiten të zgjjedhin nga katër objektiva si pjesë e rinovimit të verës.

23 Dhjetor, 2025

Napoli i Contes nuk fal në finale: Dopieta e Neres siguron trofeun e Superkupës

23 Dhjetor, 2025

U “shpërngul” për t’i hapur vendin Berishës, Lapaj merr karriget dhe kthehet te kryeministria

22 Dhjetor, 2025
Gazetari Qyno në 'Top Story': SPAK po shqyrton më shumë se 130 video dhe pajisje përgjuese.

Gazetari Qyno në ‘Top Story’: SPAK po shqyrton më shumë se 130 video dhe pajisje përgjuese

22 Dhjetor, 2025

REUTERS: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare

22 Dhjetor, 2025
Conte: Vetëm ata që fitojnë janë të rëndësishëm. Humbjet më kanë dobësuar. A ka Napoli kontroll? Jo.

Conte: Vetëm ata që fitojnë janë të rëndësishëm. Humbjet më kanë dobësuar. A ka Napoli kontroll? Jo

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.