Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Dan Caine, deklaroi sot se lëshimet e raketave nga Irani kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael, duke e përshkruar situatën si “përparim të qëndrueshëm” nga forcat amerikane në rajon.
“Që nga mëngjesi i sotëm, United States Central Command po bën përparim të qëndrueshëm. Të shtënat me raketa balistike nga Irani në “teatrin” e luftimeve kanë rënë me 86% që nga dita e parë e luftimeve”, tha Caine gjatë një informimi në Pentagon. Ai shtoi se rënia është përshpejtuar në orët e fundit.
Sipas tij, ka “një rënie prej 23% vetëm në 24 orët e fundit”, ndërsa edhe lëshimet e dronëve nga Irani kanë rënë me 73%.
Caine theksoi se zvogëlimi i aktivitetit të raketave dhe dronëve u ka lejuar forcave amerikane të zgjerojnë avantazhin e tyre operacional.
“Ky përparim i ka lejuar CENTCOM-it të krijojë epërsi ajrore të lokalizuara në të gjithë krahun jugor të bregdetit iranian dhe të depërtojë në mbrojtjet e tyre me saktësi dhe fuqi zjarri të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Statistikat vijnë një ditë pasi Presidenti Donald Trump deklaroi se forcat ajrore dhe marina e Iranit ishin “shuar në trombë”.











