Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kasolle në Velipojë.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak.
“Rreth orës 08:30, në Velipojë, është gjetur pa shenja jete, në një kasolle, shtetasi P. P., 47 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.