Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij ditën e hënë.
Sipas informacionit të ofruar nga policia, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Megjithatë, detaje të tjera lidhur me shkakun e vdekjes nuk janë dhënë nga autoritetet.
Pas konstatimit të vdekjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.











