• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gjendet i vdekur Dervishi i Teqesë së Baba Aliut

4 Shkurt, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lajmi konfirmohet nga burime policore teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.

Lexo edhe:

Atentati “nën hundën” e policisë, qytetarja rrëfen tmerrin e mëngjesit në Sarandë

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë

Drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin. Ndërkohë Policia e Shtetit pritet të ketë një njoftim për ngjarjen.

Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.

Baba Hekuran Nikollari

Baba Hekurani u lind më 7 shtator të 1963 në Seniçan të Përmetit. Ai kreu shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare “Riza Velçishti” në Seniçan, më tej filloi shkollën e mesme “Kamber Bënja” në Bënjë. Pas 2 vitesh, i detyruar nga vështirësitë ekonomike të familjes, e ndërpreu shkollën dhe filloi punën në kooperativën e Mërtinjit, pastaj në Bonifikimin e Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë dhe në Shfrytëzim-Përpunimin e Drurit të Përmetit. Më 1992 emigroi në Greqi. Në vitin 2000 u kthye në atdhe, në Seniçan. Në Seniçan rindërtoi Mekamin në vendin e quajtur “Ahuri i Nakove”, i cili edhe sot quhet “I miri i Nakove”. Më 22 mars 2001 shkoi në Alipostivan. Teqja ishte e shkatërruar në vitin 1967. U mbështet te familja e Refat Hasimit me tradita atdhetare. Me Refatin, i cili ishte usta, së bashku me Demir Elmazin dhe besimtarët e Alipostivanit, ngritën në fillim tyrben e Baba Ali Horasanit. Për këtë pati bekimin dhe mbështetjen e Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi. Më 04 prill 2002, pasi qëndroi disa ditë pranë Selisë së Shenjtë në Tiranë, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i veshi rrobën e bektashiut. U emërua dervish në teqenë e Baba Ali Horasanit të Alipostivanit. Këtë ditë baba Hekurani e ka të shenjtë, ditëlindjen shpirtërore. Në vitet 2007-2009 emërohet dhe punon si dervish në teqenë e Frashërit, të cilën e ringriti dhe ruajti orgjinalitetin e monumentit të historisë dhe kulturës të kësaj teqeje të famshme. Disa vite bëri shërbime në teqenë e Kulmakut Tomorr. Me Dekretin e Shenjtë, Nr. 7 datë 29.12.2009, të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, shenjtorit Haxhi Dede Reshat Bardhit, iu dha titulli ‘Baba; dhe u emërua Baba i teqesë së “Baba Nasibiut” të Frashërit, të teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan dhe të teqesë së “Baba Xhaferit” në qytetin e Përmetit. Baba Hekurani është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë së Poliçanit, Titullin “Nderi i Frashërit” nga Këshilli i Komunës së Frashërit, me Vendimi Nr.19, datë 21.03.2015) dhe nga Presidenti i Republikës, me “Urdhëri Naim Frashëri i Artë”. 

Tags: hekuran nikollari

Nga Kategoria

Aktualitet

Atentati “nën hundën” e policisë, qytetarja rrëfen tmerrin e mëngjesit në Sarandë

20 Shtator, 2026
Aktualitet

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë

20 Shtator, 2026
Aktualitet

Aksident në aksin nacional Peshkopi – Tiranë, nënë e bir nisen me urgjencë drejt Tiranës

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Milani rikthehet bindshëm, 3-0 ndaj Lecces dhe sinjale pozitive për Amorim

20 Shtator, 2026

Vetëm 30 sekonda: zakonet e vogla që mund të përmirësojnë humorin

20 Shtator, 2026

Atentati “nën hundën” e policisë, qytetarja rrëfen tmerrin e mëngjesit në Sarandë

20 Shtator, 2026

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork

20 Shtator, 2026

Nga “East of Eden” te “Carrie”: 10 serialet që nuk duhet t’i humbisni në tetor

20 Shtator, 2026

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigant të UÇK

20 Shtator, 2026

Nevina Shtylla zbulon gjininë e bebit që pritet të sjellë në jetë, surprizon ndjekësit

20 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.