• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gjashtë dekada në shërbim të studentëve të Shkencave të Natyrës, shuhet Profesor Bashkim Ruseti

28 Maj, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pedagogu pioner i Shkencave të Natyrës, Bashkim Ruseti është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare. Një figurë e shquar e arsimit shqiptar dhe kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin e matematikës dhe informatikës në vendin tonë, profesor Ruseti ka mbyllur sytë përgjithmonë dje, në 27 Maj.

I diplomuar në Matematikë në vitin 1965, Prof. Ruseti ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për më shumë se tre dekada në mësimdhënie dhe në zhvillimin e programeve të studimit.

Ai ka qenë një ndër pionierët e informatizimit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe ka ushtruar detyrën e pedagogut, që nga viti 1967, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

Lexo edhe:

Rama e sulmoi publikisht, gjyqtari i Durrësit i kthehet keq kryeministrit: Nder ta kesh koleg Marko Boshkun

Video/ Nga penalltia e humbur, përmbysja me supergolin nga goditja e dënimit: Rey Manaj lë gjurmë në Ligën Aziatike të Kampionëve

Në karrierën e tij akademike, Prof. Ruseti mbrojti gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1982 dhe fitoi titullin “Profesor” në vitin 1994. Gjatë gjithë punës së tij, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe qetësi në komunikim, duke ndikuar ndjeshëm në formimin e shumë brezave studentësh.

Rektori Artan Hoxha dhe Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve për humbjen,

Biografia e Profesor Bashkim Rusetit – Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Prof.Dr. Bashkim Ruseti ishte një ndër pedagogët, informaticianët dhe matematicienët më të shquar ne hapësirën mbarë shqiptare. Në vitin 1965 diplomohet në degën e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës. Edhe pse studimet themelore i mbaroi në Matematikë, ai një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij profesionale dhe shkencore ia përkushtoi informatikës.

Në vitin 1972 – 1974 mbaron disa kurse me specialistë të huaj dhe të vendit mbi Informatikën, Kompjuterat dhe Kërkimet Operacionale duke dëenë me sukses dhe provimet përkatëse. Në vitin 1980 dhe 1986 mbaron në Paris‑Francë një Kurs Ndërkombëtar 6‑mujor për Informatikën, duke u pajisur me diplomën përkatëse “Analist” dhe më pas kryen një kualifikim shumë cilësor pranë BULL në Paris-Francë.

Në vitin 1982 mbron gradën “Kandidat i shkencave” (Doktor i shkencave) dhe në vitin 1984 fiton titullin “Docent”. Ndërsa në vitin 1994 fiton titullin akademik “Profesor”.

Gjatë viteve 1967‑2002 ka qenë lektor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën e Matematikës 5-vjeçare dhe në degën e Informatikës, ku profesor Bashkim Ruseti ishte një nga pedagogët e parë që dha një kontribut të çmuar në ecurinë e mëtejshme të kësaj dege.

Po ashtu, profesor Ruseti është i njohur nga të gjithë si pedagogu i Matematikës dhe më pas i Informatikës në të gjitha degët e Fakultetit të Ekonomisë. Nuk ka student që ka mbaruar këtë fakultet dhe të mos kujtoj emrin e tij.

Profesor Bashkim Ruseti ka dhënë mësim dhe në Fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës si në Fakultetin e Histori-Filologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale etj., si dhe në Fakultetin e Mjekësisë.

Kontributi i tij akademik përfshin dhe mjaft kurse pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë të UT dhe Fakulteteve të tjera.

Gjatë viteve 1990-2003 profesor Ruseti mbaron disa specializime dhe kualifikime në vende të ndryshme të Europës (Francë, Greqi, Itali, Angli, Belgjikë, Gjermani etj.) dhe në ShBA lidhur me drejtime të Informatikës së Aplikuar.

Në vitin akademik 2003-2004 hapet për herë të parë në Shqipëri dega aq e suksesshme e Informatikës Ekonomike pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prof. Ruseti ishte një nga ideatorët kryesorë dhe themelues i kësaj dege. Profesor Bashkim Ruseti ka një kontribut të veçantë në proçesin e mësimdhënies në Fakultetin e Ekonomisë dhe sidomos në rritjen e degës së Informatikës Ekonomike. Formimi i studentëve të degës së Informatikës Ekonomike ka rezultuar si një nga formimet më të suksesshme për tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.

Prof. Bashkim Ruseti është autor i 26 teksteve mësimore dhe 1 monografi të botuara, kryesisht për lëndët e Matematikës, Matematikës së Aplikuar, Informatikës së Përgjithshme, etj. Është  autor i rreth 20 artikujve shkencor të botuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Profesor Ruseti ka marrë pjesë në shumë simpoziume, konferenca e seminare shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka mbajtur kumtesa e referate mjaft të vlersuara.

Ka kryer mbi 25 studime që lidhen me shfrytëzimin e matematikës së zbatuar, të informatikës, kompjuterave, ICT etj. Kryesisht për të optimizuar probleme e procese të praktikës në shkallë vendi, ndërmarje e institucioni. Ka marrë pjesë mbi 20 studime që lidhen me arsimin në përgjithësi dhe atë të lartë në veçanti.

Prof. Bashkim Ruseti ka drejtuar për shumë vjet Departamentin e Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, aktualisht Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Do na mungosh të gjithëve i dashur profesor Bashkimi, departamentit që e deshe dhe të donte aq shumë, ish-studentëve që sot i ke kudo të suksesshëm, kolegëve të shumtë me të cilët bashkëpunove dhe padyshim familjes tënde të mrekullueshme! Mirënjohje dhe respekt për kontributin tuaj!!!

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama e sulmoi publikisht, gjyqtari i Durrësit i kthehet keq kryeministrit: Nder ta kesh koleg Marko Boshkun

15 Shtator, 2025
Video/ Nga penalltia e humbur, përmbysja me supergolin nga goditja e dënimit: Rey Manaj lë gjurmë në Ligën Aziatike të Kampionëve
Lajme

Video/ Nga penalltia e humbur, përmbysja me supergolin nga goditja e dënimit: Rey Manaj lë gjurmë në Ligën Aziatike të Kampionëve

15 Shtator, 2025
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, nis një tjetër javë në nivelet më të ulëta historike

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Rama e sulmoi publikisht, gjyqtari i Durrësit i kthehet keq kryeministrit: Nder ta kesh koleg Marko Boshkun

15 Shtator, 2025
Video/ Nga penalltia e humbur, përmbysja me supergolin nga goditja e dënimit: Rey Manaj lë gjurmë në Ligën Aziatike të Kampionëve

Video/ Nga penalltia e humbur, përmbysja me supergolin nga goditja e dënimit: Rey Manaj lë gjurmë në Ligën Aziatike të Kampionëve

15 Shtator, 2025

Arsenali pëson goditje të rënda nga dy lëndime para ndeshjes hapëse në Ligën e Kampionëve ndaj Athletic Club.

15 Shtator, 2025

Euro në rënie të lirë, nis një tjetër javë në nivelet më të ulëta historike

15 Shtator, 2025

Pse është e mundur që Fed të ulë normat e interesit ndërsa pasiguria ekonomike rritet Nën presionin e pasigurive ekonomike dhe presioneve politike, Rezerva Federale do të vendosë këtë javë nëse do të fillojë uljen e normave të interesit pas nëntë muajsh — dhe me sa do të jenë ato ulje.

15 Shtator, 2025
Babai i vajzave që humbën jetën në aksidentin e Sarandës: Kjo ishte kërkesa e tyre e fundit!

Babai i vajzave që humbën jetën në aksidentin e Sarandës: Kjo ishte kërkesa e tyre e fundit!

15 Shtator, 2025
Drejtori i FBI-së konfirmon identitetin e vrasësit të Kirk: ADN-ja në peshqirin që mbulonte armën përputhet me atë të të akuzuarit.

Drejtori i FBI-së konfirmon identitetin e vrasësit të Kirk: ADN-ja në peshqirin që mbulonte armën përputhet me atë të të akuzuarit.

15 Shtator, 2025

‘Ai mund të luajë 90 minuta’ – Thomas Frank sugjeron debutimin te Tottenham pavarësisht dyshimeve për intensitetin e nënshkrimit veror

15 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.