Gazetari Artan Hoxha është thirrur në Pokurorinë e Posaçme këtë të hënë në lidhje me hetimet që po zhvillohen mbi demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011 të thirrur nga Partia Socialiste në atë kohë në opozitë, ku 4 demonstrues mbetën të vrarë në bulevardin para Kryeministrisë.
Mësohet se gazetari Hoxha ka dorëzuar audio-përgjimin origjinal për ngjarjen tragjike.










