• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: denoncon prokuroren: Zonja Gjeli, e padenjë! Çështja ndaj saj t’i përcillet KLP

7 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë kthimit nga Vlora, ku zhvilloi një takim me grupet e punës në bashki dhe inspektoi zonën për lirimin e hapësirave publike tha se në Theth është ndërtuar një fshat turistik pa leje.

Ai tha se prokurorja e Shkodrës Elsa Gjeli nuk ka bërë detyrën e saj në lidhje me këtë shkelje.

Sipas kryeministrit ajo nuk e meriton të paguhet me taksat e qytetarëve, duke paralajmëruar edhe prokurorët e tjerë të vendit.

Lexo edhe:

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

Prokuroria e Shkodrës krah Elsa Gjelit/ I përgjigjet kryeministrit: Ndërtimi në Theth brenda parametrave

 “Ky është Thethi, pas një masakre të mirëfilltë të realizuar nga një individ, i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit.

Thethi që është një kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është që katandisur mu në zemër tij në një praktikisht territor “toke t’xanum”, si ka mundësi? Si është e mundur që pasi Inspektorati  përkatës dhe Policia e Shtetit konstatojnë një ndërhyrje të tillë brutale mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare dhe e përcjellin rastin në Prokurori, Prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por shpall mos fillimin e çështjes?

Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje, zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja unë, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore në Republikën e Shqipërisë, nga trupa e shumë mirë paguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi nga individë si ai që ka plagosur Thethin.

Ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe në shkelje flagrante të një sërë ligjesh, pasi aty  nuk është një vend do kudo, po është dhe një zonë e mbrojtur dhe ja se si arsyeton apo “çarsyeton” zonja Gjeli citoj: “Në lidhje me subjektin aktiv të veprës penale vlerësohet se në rastin konkret plotësohet ky element. Patur parasysh neni 12 i Kodit Penal, ku parashikon se: Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën 14 vjeç, personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën 16 vjeç”.

Absurdi sapo ka filluar dhe unë po shkëpus vetëm një pjesë, sepse bëhet fjalë për një sërë çarçafësh që janë njëri më absurd se tjetri.

Vazhdoj të citoj zonjën Gjeli: “Përsa i përket anës subjektive të kësaj figure krimi, fillimisht evidentohet se ky element i figurës së veprës penale lidhet me qëndrimin psikik që mban personi kundrejt veprës së kryer prej tij. Ana subjektive karakterizohet nga dy elementë përbërës, faji pa të cilin nuk mund të ketë përgjegjësi penale “Nullum crimen, nulla poena, sine culpa”,” – na e shpjegon edhe latinisht zonja Gjeli, “neni 4 i Kodit Penal thekson ajo në dy format e tij, dashjen dhe pakujdesinë, si dhe nga motivet dhe qëllimet. Figura e veprës penale, ndërtimi i paligjshëm”, –  gjithmonë shkruan zonja Gjeli, “parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejtë. Gjithashtu, vlerësohet se me anën subjektive të figurës së veprës penale zbulohet dhe qartësohet nëpërmjet anës objektive, sepse proceset e brendshme psikike dhe psikologjike, jo vetëm që ngacmohen nga faktorë të jashtëm, por dhe materializohen në veprimtarinë kriminale gjatë dhe nëpërmjet procesit të zhvillimit të anës objektive. Në këto kushte, përderisa nuk provohet se ka fakt penal, atëherë nuk kemi as faj, pasi mungon si element intelektual, ashtu dhe ai volutiv, që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale. Për të pasur një figurë konkrete të veprës penale, është e domosdoshme ekzistenca e të gjithë elementëve përbërës të saj të marrë së bashku, të cilët janë: objekti i veprës penale, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive.”

Është e pabesueshme deri në kufijtë e të llahtarshmes që një Prokurore e Republikës së Shqipërisë përpara trajtimit të një krimi mjedisor, të një krimi ndaj pronës publike, të një krimi ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur nga ligji specifik i Republikës së Shqipërisë të përsiatet në një jermë si ai që ju lexova dhe që është vetëm një pjesëz e një përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale, ndërkohë që i gjithë ai komunitet njerëzish, banorësh, sipërmarrësish të vegjël dhe bashkë me ta, vizitorësh dhe turistësh, ndihet i përdhunuar nga një individ që mu në mes të Thethit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik pa leje.

Në ndërkohë, për Zonjën Gjeli, kjo nuk përbën vepër penale dhe Zonja Gjeli është vetëm një kulminacion i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash të përbëra nga vendime skandaloze të prokurorëve.

Nga ana tjetër, duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë në qytetin e Vlorës dhe në gjithë qarkun e Vlorës me 9 deputetë, po ju jap një tjetër fakt se si na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin “Vlora Sport” tek pylli i Sodës në truall tërësisht shtetëror, sepse një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro dhe mirë ka bërë për falsifikim prone, pronat shtetërore përkatëse, por sekuestroja zgjat prej vitesh e vitesh të tëra dhe të tilla ka plot.

Tani unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë shtetin, e cila ka lënë në baltë qytetarët e Republikës të Shqipërisë, e cila ka lënë në baltë të gjitha ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe cila është e padenjë për të qenë e paguar nga taksapaguesit shqiptare si prokurore dhe kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili duhet të shikojë dëmin e madh që i ka sjellë mos fillimi i çështjes penale Republikës së Shqipërisë dhe interesit publik dhe të gjykojë pastaj nëse zonja Gjeli është apo nuk është e denjë për t’u paguar ende nga taksat e shqiptarëve si prokurore e Republikës së Shqipërisë dhe ky është vetëm rasti i parë që do të pasohet nga të tjerë, sa herë që ne do të ndeshemi me prokurorë territoresh që nga një anë paguhen më shumë sesa mjekët, edhe sesa mësuesit, sesa punonjësit e Policisë po e po dhe nga ana tjetër, tradhtojnë me paditurinë e tyre, me paaftësinë e tyre apo me qëllim, këtë unë nuk e di, por tradhtojnë me paturpësi interesat e Republikës së Shqipërisë dhe të qytetarëve të këtij vendi”, tha Rama.

Tags: ndertim pa leejRamatheth

Nga Kategoria

Aktualitet

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

7 Korrik, 2025
Aktualitet

Prokuroria e Shkodrës krah Elsa Gjelit/ I përgjigjet kryeministrit: Ndërtimi në Theth brenda parametrave

7 Korrik, 2025
Kryesore

Kabinat në Theth, në pronësi të një të kërkuari nga SPAK. Para 4 vitesh kishte planifikuar edhe vrasjen e Albin Kurtit me snajper

7 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

7 Korrik, 2025

Prokuroria e Shkodrës krah Elsa Gjelit/ I përgjigjet kryeministrit: Ndërtimi në Theth brenda parametrave

7 Korrik, 2025

Tragjedia në Teksas/ Thellohet bilanci, shkon në rreth 90 numri i viktimave

7 Korrik, 2025

Vetëvrasja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal korrupsioni në Kursk?

7 Korrik, 2025

Kabinat në Theth, në pronësi të një të kërkuari nga SPAK. Para 4 vitesh kishte planifikuar edhe vrasjen e Albin Kurtit me snajper

7 Korrik, 2025

Dorjan Teliti: Çfarë po ndodh me tenderin e “sistemit të ri të thesarit të shtetit”? Disa pyetje që duan përgjigje

7 Korrik, 2025

Xhuli Nura: “Kam lexuar Kuranin në finlandisht”/ Rrëfehet për marrëdhënien me fenë

7 Korrik, 2025

Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes

7 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.