• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 4 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

FMN rrit parashikimin për Shqipërinë, por ekonomia mbetet ndër më të ngadalëtat në rajon

23 Tetor, 2024
tek Ekonomi, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit, të sapopublikuar, ka rritur parashikimin për ecurinë e ekonomisë shqiptare për këtë vit.

FMN pret që tashmë ekonomia e vendit të rritet me 3.3% në vitin 2024, nga 3.1% që ishte pritshmëria në raportin e mëparshëm të muajit prill.

Rishikimi erdhi pasi INSTAT raportoi se rritja reale e PBB-së në gjashtëmujorin e parë të viti 2024 vlerësohet me 3,94%, teksa rishikoi metodologjinë e përllogaritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Ndërtimi dhe turizmi ishin dy sektorët që dhanë ndikimin kryesore në këtë tendencë në 6 muajt e parë të vitit.

Lexo edhe:

“Mbi 9 milionë vizitorë, 500 mijë më shumë se vjet”, Rama: Prioritet cilësia, jo më numrat! Trajtimi i mbetjeve problem i madh

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Lisbonë

Për vitin 2025, pritshmëria e FMN-së mbetet e pandryshuar në 3.4%.

Ndonëse perspektiva ekonomike e Shqipërisë për vitin 2024 është rritur në krahasim me vlerësimin e mëparshëm, sërish vendi është ndër më të ngadaltit në rajon.

Rritjen më të lartë pritet ta ketë Serbia, me 3.9%, e ndjekur nga Kosova me 3.8% dhe Mali i Zi me 3.7%. Shqipëria lë pas Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, me përkatësisht 2.5 dhe 2%.

Për vitin 2025, vendi pritet të ketë rritjen e dytë më të ulët në rajon (3.4%), duke lënë pas vetëm Bosnjën, me 3%. Rekordin pritet ta mbajë sërish ekonomia serbe, që pritet të përshpejtohet në 4.1%.

Ekonomia globale mbetet rezistente

FMN vlerëson në raport se beteja globale kundër inflacionit është fituar në pjesën më të madhe, edhe pse presionet mbi çmimet vazhdojnë në disa vende. Pasi arriti kulmin në 9.4 për qind me bazë vjetore në tremujorin e tretë të 2022, normat totale të inflacionit tani parashikohen të arrijnë në 3.5 për qind deri në fund të 2025, duke qenë poshtë nivelit mesatar prej 3.6 për qind, që rezultoi midis 2000 dhe 2019.

Për më tepër, pavarësisht nga një nivel i lartë dhe i sinkronizuar i shtrëngimit të politikës monetare në mbarë botën, ekonomia globale ka mbetur jashtëzakonisht elastike gjatë gjithë procesit disinflacionist, duke shmangur një recesion global. Rritja globale parashikohet të mbetet e qëndrueshme në 3.2 përqind në 2024 dhe 2025, edhe pse disa vende, veçanërisht vendet në zhvillim me të ardhura të ulëta, kanë parë rishikime të konsiderueshme të ngadalësimit të rritjes, shpesh si rezultat i shtimit të konflikteve.

Rritje e ngadaltë në eurozonë

Në zonën e euros, rritja duket se ka arritur pikën e saj më të ulët në 2023. Ekonomia e eurozonës pritet të rritet në një masë modeste prej 0.8 për qind në vitin 2024 si rezultat i performancës më të mirë të eksporteve, sidomos të mallrave. Në vitin 2025, rritja parashikohet të përshpejtohet në 1.2 për qind, e ndihmuar nga kërkesa e brendshme më e fortë.

Rritja e pagave reale pritet të nxisë konsumin dhe një lehtësim gradual i politikës monetare pritet të mbështesë investimet. Dobësia e vazhdueshme në prodhim rëndon rritjen për vende si Gjermania dhe Italia. Megjithatë, ndërsa kërkesa e brendshme e Italisë pritet të përfitojë nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës i financuar nga Bashkimi Europian, Gjermania po përjeton probleme nga konsolidimi fiskal dhe një rënie e mprehtë e çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Tags: ekonomiFmn

Nga Kategoria

Aktualitet

“Mbi 9 milionë vizitorë, 500 mijë më shumë se vjet”, Rama: Prioritet cilësia, jo më numrat! Trajtimi i mbetjeve problem i madh

4 Shtator, 2025
Aktualitet

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Lisbonë

4 Shtator, 2025
Kryesore

Viti i ri shkollor, Veliaj nga burgu: Më është thyer zemra, im bir shkon në klasën e parë e nuk mund ta shoqëroj

4 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ishte nisur drejt Parisit/Avioni qeveritar i Kryeministrit spanjoll pëson defekt, kthehet në Madrid

4 Shtator, 2025

A mund të thyhen Arsenal, Man Utd ose Man City dominimin e Chelsea në WSL dhe të ndalin Bluzat për të fituar titullin e shtatë radhazi?

4 Shtator, 2025
Një karrige jashtë për të mbështetur një pemë": Rama: Policia bashkiake dhe IKMT janë bërë institucione disfunksionale dhe vende qokash.

Një karrige jashtë për të mbështetur një pemë”: Rama: Policia bashkiake dhe IKMT janë bërë institucione disfunksionale dhe vende qokash

4 Shtator, 2025

“Mbi 9 milionë vizitorë, 500 mijë më shumë se vjet”, Rama: Prioritet cilësia, jo më numrat! Trajtimi i mbetjeve problem i madh

4 Shtator, 2025

Lionel Messi akuzohet se e ka margjinalizuar Pedro de la Vega nga ekipi kombëtar i Argjentinës pas një përplasjeje të tensionuar gjatë humbjes së Inter Miami në finale të Leagues Cup kundër Seattle Sounders

4 Shtator, 2025
"Ksamili, plazh i shkatërruar" / Rama: Nuk duhet të jetë më viktimë e injorancës dhe shfrytëzimit që e trajton si tokë për pushtim, me shezlongë që kushtojnë shumë dhe rrezik për plagë nga gozhda e ndryshkur.

“Ksamili, plazh i shkatërruar” / Rama: Nuk duhet të jetë më viktimë e injorancës dhe shfrytëzimit që e trajton si tokë për pushtim, me shezlongë që kushtojnë shumë dhe rrezik për plagë nga gozhda e ndryshkur

4 Shtator, 2025

Robert Lewandowski refuzoi bashkëpunimin me Cristiano Ronaldon ndërsa Al-Nassr dhe një klub tjetër saudit ofruan një pagë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e Barcelonës

4 Shtator, 2025

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Lisbonë

4 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.