• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare në 3.8% për vitin 2025

23 Prill, 2025
tek Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike.

Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) global pritet të ngadalësohet në 2.8% në vitin 2025 dhe në 3% në vitin 2026. Kjo sipas Raportit të Përditësuar për Perspektivën Ekonomike Botërore (WEO) të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në nivel rajonal, FMN parashikon një ecuri pozitive për vendet e Ballkanit. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.8% në 2025 nga 3.4% që parashikoheshe në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit. Parashikimi për Kosovën mbetet i pandryshuar në 4%, ndërsa parashikon me ulje ekonomitë e tjera në vendet e rajonit. Serbia do të rritet me 3.5%, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut parashikohen të kenë një rritje të ngjashme prej 3.2%. Pë Bosnjë-Hercegovinën parashikohet të rritet me 2.8%.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Moti për ditën e sotme, 9 korrik 2025

Përshkallëzimi i shpejtë i tensioneve tregtare dhe nivelet jashtëzakonisht të larta të pasigurisë politike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik global, thuhet në raportin e ri.

Rishikimi i muajit janar parashikonte një rritje të PBB-së globale prej 3.3% për vitet 2025 dhe 2026.

Theksohet se situata ka ndryshuar pasi qeveritë në mbarë botën po ndryshojnë prioritetet e tyre politike. Ndër të tjera, që nga raporti i janarit, një sërë masash të reja tarifore janë shpallur dhe zbatuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kundërmasa nga partnerët e saj tregtarë. Kjo kulmoi me vendosjen e tarifave pothuajse universale nga SHBA më 2 prill, duke e çuar nivelin efektiv të tarifave në një nivel që nuk është parë në shekullin e fundit. Vetë kjo është një tronditje e rëndë negative për rritjen ekonomike, sipas FMN-së.

Paparashikueshmëria me të cilën janë zhvilluar këto masa, ndër të tjera, e bën të vështirë parashikimin. Prandaj, FMN e quan rishikimin e prillit një “parashikim referues”, i bazuar në informacionin deri më 4 prill 2025, përfshirë tarifat e 2 prillit dhe reagimet fillestare. Ai shoqërohet edhe me një sërë skenarësh të tjerë për rritjen globale, kryesisht në varësi të ndryshimeve në politikat tregtare.

Për Ukrainën, parashikimi për rritjen e PBB-së për këtë vit është ruajtur në 2%, ndërsa për vitin e ardhshëm është parashikuar në 4.5%.

FMN pret që inflacioni bazë global të bjerë më ngadalë sesa pritej në janar, duke arritur në 4.3% në vitin 2025 dhe në 3.6% në vitin 2026.

Më herët, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, kishte theksuar se fragmentimi i sistemit tregtar global ka rritur vëmendjen ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare, të cilat favorizojnë prodhimin vendas të mallrave si çeliku, në vend të kostos së tyre – kështu që po rikthehet vetë-mjaftueshmëria./monitor

Tags: ekonomia shqi[tareFmn

Nga Kategoria

Ekonomi

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

9 Korrik, 2025
Aktualitet

Moti për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025
Aktualitet

“Dola me kokën lart nga burgu”, Salianji mesazh demokratëve: Sot hapim një kapitull të ri

8 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tërmeti i fortë godet vendin e Amerikës Latine, dy persona të vdekur

9 Korrik, 2025

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

9 Korrik, 2025

Moti për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për çdo shenjë

9 Korrik, 2025

“Dola me kokën lart nga burgu”, Salianji mesazh demokratëve: Sot hapim një kapitull të ri

8 Korrik, 2025

Egnatia e nis me fitore në Champions League, rrogozhinasit shënojnë në frymën e fundit (video)

8 Korrik, 2025

E djathta në zi/ Ndërron jetë ish-ministri i njohur

8 Korrik, 2025

Igli Tare fton Italianët të hanë trileçe: Duhet ta provoni patjetër

8 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.