Aktori Florjan Binaj që ishte edhe kandidati i pavarur i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka vajtur para Kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj po proteston prej disa ditësh.
E ndërsa Binaj po i dhuronte një miku të tij protestues një shishe verë, Lapaj ka përfituar për t’i dhënë një përqafim, ndërsa dyshja kanë shkëmbyer edhe disa fjalë me njëri-tjetrin.
Lapaj e nisi protestën mbrëmjen e 8 dhjetorit, fillimisht i vetëm, e më pas iu bashkuar qytetarë të ndryshëm.
Lapaj kërkon nga kryeministri Edi Rama të ndalojë sulmin ndaj drejtësisë, si edhe të japë dorëheqjen.









