Këngëtari Flori Mumajesi, i cili prej disa vitesh është tërhequr nga skena muzikore ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë jo me festime, por me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.
Me një postimi në rrjetet sociale, ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.
“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë, me mua. Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës’, shkruan ai.
Mesazhi përfundon me një ndjesi mungese dhe mallëngjimi për praninë e saj fizike, që sot mungon.
‘Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë’, shkruan ai.
