Emisioni “Fiks Fare” ka raportuar sot një rast alarmant ku dy gra, Miranda dhe Silvana, janë viktima të shantazhit seksual nga një mashkull. Ky person, që është në të njëjtën kohë burri i njërës dhe dashnori i tjetrës, ka ushtruar presion për vite me radhë që ato të kryenin marrëdhënie seksuale në grup. Një telefonatë mes dy grave, e transmetuar në emision, pasqyron frikën dhe ankthin e tyre, me Silvanën që shpreh një ndjenjë të fortë emocionale çdo herë që merrte një telefonatë për të shkuar në hotel.
Miranda, një prej grave, përballen me akuzat e ish-bashkëshortit të saj, i cili e fajëson atë për situatën, ndërsa ajo po përballet me një problem tjetër serioz: mungesën e pagesës së pensionit ushqimor për djalin e tyre të mitur, i cili jeton me të. Ajo shprehet se kur ka pasur punë, kishte përmbushur detyrimet ndaj dy vajzave që jetojnë me ish-bashkëshortin Gerti, por tani, pa punë, nuk ka asnjë burim të ardhurash për të mbështetur djalin.
Gjithashtu, përmbaruesi gjyqësor ka refuzuar të zbatojë vendimin gjyqësor për pensionin ushqimor, duke i kërkuar Mirandës të gjejë punë dhe të paguajë ajo për vajzat, megjithëse ligjërisht është Gerti ai që ka detyrimin për djalin. Ai pohon se vajzat e tij janë punë, por nuk ka dorëzuar dokumentet përkatëse në përmbarim, duke e shmangur kështu përgjegjësinë financiare.
Redaksia e “Fiks Fare” ka bërë një kërkesë zyrtare pranë zyrës përmbarimore për të kërkuar sqarime mbi mospagesën e pensionit dhe moszbatimin e vendimit gjyqësor, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kjo situatë hedh dritë mbi problemet e shumta që përballen gratë në këtë sistem, duke u bërë një apel për ndihmë dhe ndërhyrje nga autoritetet kompetente.











