Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që shokoi sot opinionin publik, ku gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji humbi jetën tragjikisht teksa ishte në një drekë me familjen e tij në Sarandë.
Djali i Arturit festonte sot datëlindjen e tij të 22. Familja ishin mbledhur për të festuar këtë rast, por ajo që nisi si diçka e gëzueshme përfundoi në tragjedi të dhimbshme.
Gjatë drekës, Zheji është ndierë keq dhe familjarët kanë njoftuar menjëherë urgjencën. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai mbërriti në spitalin e Sarandës pa shenja jete, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.
Në vend të festës, familja u përball me humbjen më të madhe. Bashkëshortja, djali dhe vajza 19-vjeçare mbetën pa njeriun e tyre më të dashur, ndërsa gazetaria shqiptare pa një nga figurat më të njohura të saj.