Kombëtarja shqiptare shkoi në Serbi për t’u nderuar…luajti, fitoi dhe tregoi kulturë dhe dinjitet.
Pas një fitoreje historike duke e mundur Serbinë në shtëpinë e saj, djemtë e Kombëtares festuan mes emocioneve që i kishin kapluar. Festa u zhvendos edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Para se të largoheshin nga stadiumi në Leskovac, kuqezinjtë pastruan plotësisht dhomën e zhveshjes, duke e lënë çdo gjë në rregull. Një shembull që tregon se fitorja nuk është vetëm në fushë, por edhe në sjellje.
Tavani u dëmtua pak, por gjë që falet!










