Aktivistja Evi Kokalari ka sfiduar publikisht Sali Berishën në garën për kreun e Partisë Demokratike, zgjedhje të cilat do të mbahen në 23 maj të këtij viti.
Në një shënim të gjatë në Facebook, Evi Kokalari shkruan se ka integritetin e duhur për t’u përballur me Sali Berishën për kreun e PD-së.
Kokalari shkruan se këto ditë, do të dorëzojë zyrtarisht kërkesën për t’u futur në garë për të drejtuar demokratët.
Ndër të tjera Kokalari thotë se PD ka nevojë për rehabilitim, e cila sipas saj do të çojë në rrëzimin e Ramës nga qeveria.
“Vetëm me pikat më lart, them se jam në mënyrë absolute personi i duhur jo vetëm për një rehabilitim total të PD-së, por edhe për heqjen e Edi Ramës brenda një deri në dy vjet nga marrja e PD-së dhe, si pasojë, për një rehabilitim total të qeverisë dhe parlamentit, në mënyrë që të kemi një shtet funksional, pa korrupsion, që punon për popullin dhe jo anasjelltas”, thekson ajo në postimin e saj.











