• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Europa i thotë “lamtumirë” naftës, shqiptarët nuk heqin dorë, 6 nga 10 makina të reja janë “diesel”

13 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, në Shqipëri ato vijojnë të zënë peshën më të madhe të regjistrimeve të reja të autoveturave, duke i bërë dhe më të ndjeshme pasojat e rritjes së çmimeve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), nga 17.7 mijë autovetura që u regjistruan për herë të parë në tremujorin e parë 2026, rreth 59% e tyre ishin me naftë.

Pesha e makinave që regjistrohen për herë të parë dhe përdorin naftën si lëndë djegëse është më e larta në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Në vitin 2024 (i fundit kur ka informacion), në Bashkimin Europian mesatarisht rreth 15% e regjistrimeve të reja ishin makina me naftë. Vendet në renditje pas Shqipërisë, Moldavia dhe Bosnjë Hercegovina e kishin këtë peshë përkatësisht 47% dhe 44%.

Lexo edhe:

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e hidrokarbureve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Kryeministri Rama thirret nga GJKKO si dëshmitar te gjyqi i Berishës për dosjen “Partizani”

Ndonëse në krahasim me 2024-n, kur 66% e regjistrimeve për herë të parë të makinave në vend ishin me naftë, ka një rënie me 6 pikë përqindje, sërish pesha e makinave me naftë që hyjnë rishtazi në treg mbetet shumë e lartë.

Në Europë, në regjistrimet e reja mbizotëron benzina, me rreth 60% të regjistrimeve në 2024-n. Në Shqipëri, autoveturat e regjistruara rishtazi me benzinë ishin 18% e totalit në tre muajt e parë të 2026-s.

Një zhvillim pozitiv në 2026-n është rritja e peshës së makinave elektrike, që zunë 13% të regjistrimeve për herë të parë në janar-mars, në të njëjtën peshë si në Europë, po në 2024-n.

Pse Europa e uli përdorimin e autoveturave me naftë

Sipas Eurostat, një seri kohore e bazuar në të dhëna të disponueshme për të gjitha vitet nga 2014 deri në 2024 për 20 vende të BE-së tregon se si kanë ndryshuar llojet e energjisë së motorëve të makinave të reja të pasagjerëve.

Në këto vende, të cilat përbënin 93% të makinave të reja të pasagjerëve në BE në vitin 2024, numri i automjeteve me naftë (përfshirë hibridet) ra me 67%, ndërsa numri i automjeteve me benzinë (përfshirë hibridet) u rrit me 60%.

Rënia e përdorimit të makinave me naftë në Europë lidhet me një kombinim faktorësh rregullatorë dhe tregu. Pas skandalit të Dieselgate në vitin 2015, autoritetet europiane shtrënguan standardet e emetimeve dhe rritën kontrollet, duke e bërë këtë teknologji më pak tërheqëse për prodhuesit dhe konsumatorët. Skandali shpërtheu pasi u zbulua se prodhuesi gjerman Volkswagen kishte manipuluar testet e emetimeve për miliona automjete diesel, duke goditur rëndë besimin e publikut te kjo teknologji.

Në të njëjtën kohë, shumë qytete kanë vendosur kufizime për automjetet diesel për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa politikat e Bashkimit Europian kanë favorizuar kalimin drejt makinave elektrike dhe hibride përmes subvencioneve dhe objektivave klimatike.

Paralelisht, rritja e taksave dhe ulja e avantazhit të çmimit ndaj benzinës kanë ndikuar në vendimet e blerësve, ndërsa prodhuesit e mëdhenj kanë zhvendosur strategjinë drejt elektrifikimit. Si rezultat, pesha e makinave me naftë në Europë është në rënie të vazhdueshme, veçanërisht në segmentin e makinave të reja.

Nga Kategoria

Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e hidrokarbureve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

15 Prill, 2026
Aktualitet

Kryeministri Rama thirret nga GJKKO si dëshmitar te gjyqi i Berishës për dosjen “Partizani”

15 Prill, 2026
Lajme

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka ndryshuar për shkak të aleancës Prishtinë-Tiranë-Zagreb

15 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e hidrokarbureve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

15 Prill, 2026

Kryeministri Rama thirret nga GJKKO si dëshmitar te gjyqi i Berishës për dosjen “Partizani”

15 Prill, 2026

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka ndryshuar për shkak të aleancës Prishtinë-Tiranë-Zagreb

15 Prill, 2026

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet hajduti në Tiranë! Hynte në banesa me çelësa të kopjuar

15 Prill, 2026
Veliaj qëndron në burg për shkak se kërkoi këshillim ligjor në SHBA; avokatët e kryebashkiakut thonë se 1 vit paraburgim është një spektakël politik.

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës

15 Prill, 2026

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet shqiptar”, Rama: Kush e kishte imagjinuar ndonjëherë

15 Prill, 2026

“Paraqituni si homoseksualë për të marrë azil”, hetimi i BBC-së: Ja si këshilltarët ligjorë po i ndihmojnë migrantët për tu strehuar

15 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.