• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Euro në rënie të lirë, nis një tjetër javë në nivelet më të ulëta historike

15 Shtator, 2025
tek Ekonomi, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%, raporton Monitor.al.

Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane.

Lexo edhe:

Ligat e Kampionëve: Ajax bllokohet, ‘Harkëtarët’ sigurojnë pikët e para

Live: Real Madrid – Man City. Topi i parë shkelmohet, në “Bernabeu” vendoset fati i Xabi Alonsos.

Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.

Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%. /Monitor

Nga Kategoria

Ligat e Kampionëve: Ajax bllokohet, 'Harkëtarët' sigurojnë pikët e para
Kryesore

Ligat e Kampionëve: Ajax bllokohet, ‘Harkëtarët’ sigurojnë pikët e para

10 Dhjetor, 2025
Live: Real Madrid - Man City. Topi i parë shkelmohet, në “Bernabeu” vendoset fati i Xabi Alonsos.
Kryesore

Live: Real Madrid – Man City. Topi i parë shkelmohet, në “Bernabeu” vendoset fati i Xabi Alonsos.

10 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Zv/drejtori i SHBA për Evropën ‘zbarkon’ në SPAK

10 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Konfirmohet e ardhmja e Xabi Alonsos pas humbjes ndaj City-t: ja çfarë do të ndodhë me teknikun spanjoll

11 Dhjetor, 2025

Më shumë dëshirë se fat: Real Madridi humb 1–2 ndaj Manchester City-t dhe zgjat krizën

11 Dhjetor, 2025

Njerëzit kanë ndezur zjarr 400,000 vjet më parë, shumë më herët nga sa mendohej dikur

10 Dhjetor, 2025

BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro e shpërdoruara të IPARD-2

10 Dhjetor, 2025
RENDITJA/ Arsenal siguron kualifikimin, Bayern, PSG dhe City e ndjekin nga afër. Ky është shkak i situatës pas raundit të 6-të.

RENDITJA/ Arsenal siguron kualifikimin, Bayern, PSG dhe City e ndjekin nga afër

10 Dhjetor, 2025
Sulmi në Ibër-Lepenc: Kurti thotë se të akuzuarit për shpërthimin kishin lidhje me shtetin serb

Sulmi në Ibër-Lepenc: Kurti thotë se të akuzuarit për shpërthimin kishin lidhje me shtetin serb

10 Dhjetor, 2025
"Turp, PD zbuloi se është pa lider" / Firmat për Endrit Shabanin u tërhoqën, Sula në 'Top Story': Opozita nuk tregohet e sinqertë.

“Turp, PD zbuloi se është pa lider” / Firmat për Endrit Shabanin u tërhoqën, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk tregohet e sinqertë

10 Dhjetor, 2025

Irani planifikon lançimin e 2,000 raketave në një konflikt të ardhshëm, paralajmëron Izraeli

10 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.