Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot një mbledhje, ndërsa vendimet e saj nuk janë zbardhur ende.
Sipas raportimeve, edhe pse mbledhja e qeverisë ka mbaruar, ministrat nuk janë larguar nga godina e Kryeministrisë, pasi do të zhvillojnë një tjetër mbledhje urgjente.
Duket se në këto orë të ethshme në Kryeministri do të vendoset fati i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Qeveria do të marrë vendimin nëse Balluku do të qëndrojë në postin e zëvendëskryeministres dhe atë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë apo do të largohet për t’u përballuar me hetimin e SPAK si një deputete e thjeshtë.
Vendimi duket se do të merret sonte, pasi kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Brukselit për të marrë pjesë në forumin mbi zgjerimin e BE-së.
Kjo mbledhje mbahet disa orë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt, dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj i cili caktonte datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve.










