• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Eskortat VIP që sfidojnë ligjin: Pse nuk i heton askush dhe a është koha të legalizohet prostitucioni?

13 Gusht, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, prostitucioni i luksit është kthyer në një skenë të hapur, por të paprekshme. Vajza shumë të njohura të showbiz-it, këngëtare, modele dhe influencuese, shfaqen në publik si yje të ndritshme, por në prapaskenë shërbejnë si eskorta për klientët më të pasur e më të rrezikshëm të vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga të dhënat e siguruara nga investigimet e fundit, shumat që këto vajza marrin janë tronditëse: një eskortë VIP ka përfituar deri në 150 mijë euro për vetëm një javë nga një prej bosëve më të njohur të krimit. Të tjera, për një fundjavë luksoze në Dubai apo destinacione të tjera, paguhen 10 deri në 20 mijë euro, ndërsa marrëveshjet afatgjata arrijnë në qindra mijëra euro.

Shumë prej tyre, me iniciale si A.K., L.B., E.M., D.G., S.K., R.M., K.N., J.P., A.Z., M.L., R.R., A.D., E.Dh., M.P., E.D., T.S., N.R., Zh.F., L.D., N.I., A.L., janë emra që ndriçojnë në skenë dhe në Instagram, por shfrytëzojnë famën për të tërhequr klientelë të fuqishme, shpesh nga bota e drogës, trafikimit dhe krimit të organizuar.

Lexo edhe:

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte! Plagoset drejtuesi i mjetit

Nuk është më sekret që këto lidhje ekzistojnë, është realitet i njohur për publikun. E megjithatë, askush nuk guxon t’i hetojë. As policia, as prokuroria nuk thërret asnjë nga këto vajza në pyetje, edhe kur të gjithë e dinë se mjafton të ndjekësh gjurmën e parave për të mbërritur tek bosa më të mëdhenj të drogës dhe krimit në Shqipëri.

Është bërë kulturë e heshtur: të gjithë e dinë, askush nuk vepron. Ato trajtohen si të paprekshme, si të imunizuara ndaj ligjit. Kjo paprekshmëri i ka kthyer në sipërmarrëse të prostitucionit të luksit, me fitime që shpesh tejkalojnë edhe pasurinë e “bossave” që i mbajnë.

Në një kohë kur SPAK fokusohet kryesisht në goditjen e grupeve kriminale, kjo mund të jetë një nga ato çështje ku fijet e krimit të organizuar lidhen drejtpërdrejt me politikën. Eskortat VIP, për shkak të klientelës së tyre, prekin të dyja botët, atë të trafikut, drogës e parave të pista dhe atë të pushtetit politik.

Hetimi i këtij rrjeti do të nxirrte në dritë jo vetëm marrëdhënie të fshehta mes figurave të njohura të showbiz-it dhe bosëve të krimit, por edhe lidhjet e tyre me njerëz kyç të politikës, duke ekspozuar një sistem bashkëpunimi të heshtur që ka funksionuar për vite.

Nga apartamente dhe vila luksoze në bregdet, makina sportive që kushtojnë mbi 200 mijë euro, pushime në destinacionet më të shtrenjta të botës, deri te çanta e orë që vlejnë më shumë se një pagë vjetore e një shqiptari të zakonshëm, të gjitha të blera me para të zeza, të padeklaruara dhe pa asnjë taksë të paguar.

Ndërkohë, paratë që qarkullojnë në këtë treg të zi nuk deklarohen, nuk monitorohen dhe nuk sjellin asnjë të ardhur për buxhetin e shtetit. Nëse këto shuma, që shkojnë nga dhjetëra deri në qindra mijëra euro për një klient, do të ishin pjesë e ekonomisë formale, vetëm nga taksimi i tyre do të siguroheshin miliona euro në vit. Por për sa kohë prostitucioni është ilegal dhe institucionet heshtin, përfituesit e vetëm mbeten krimi i organizuar dhe vetë “VIP”-at që e kanë kthyer trupin e tyre në biznesin më fitimprurës në vend.

Mos vallë ka ardhur momenti që prostitucioni të legalizohet dhe të tatohet, duke sjellë transparencë dhe kontroll mbi një industri që po lulëzon jashtë çdo norme ligjore? Apo duhet të vazhdojmë të jetojmë me një realitet ku Shqipëria shndërrohet çdo ditë e më shumë në parajsë për aferat e prostitucionit luksoz dhe parave të pista? Ju ftojmë të ndani mendimin tuaj në koment dhe të diskutojmë së bashku një ndër temat më të nxehta dhe shqetësueseve të kohëve të fundit.

Heshtja institucionale është bashkëfajësi. Sa më shumë të tolerohet ky fenomen, aq më thellë zhytet vendi në një kulturë ku krimi, paratë e zeza dhe showbiz-i shkrijnë kufijtë, duke krijuar një botë ku ligji vetëm ëndërrohet.

Nga Kategoria

Kryesore

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

31 Tetor, 2026
Kryesore

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte! Plagoset drejtuesi i mjetit

31 Tetor, 2026
Aktualitet

Nuk i ndal as shiu as gazi lotsjellës/ Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Biseda u bë me kërkesë të Ukrainës

31 Tetor, 2026

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

31 Tetor, 2026

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte! Plagoset drejtuesi i mjetit

31 Tetor, 2026

Nuk i ndal as shiu as gazi lotsjellës/ Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

31 Tetor, 2026

Chelsea mposht United 2-0, Carrick në presion të madh

31 Tetor, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit, protestuesit qëllojnë me llastiqe ndaj policisë, në gatishmëri autobotët me ujë

31 Tetor, 2026

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset për vdekje nga një makinë

31 Tetor, 2026

Studentët refuzojnë PD-në në protestë, mirëpresin qytetarët, por jo deputetët: Rama e Berisha janë një

31 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.