• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Erion Veliaj reagon nga qelia: Nuk kam lidhje me paçavuret e Altin Dumanit, më vjen keq për Ajolën

10 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale pak orë pas arrestimit nga agjentët e BKH.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Lexo edhe:

Kylian Mbappé vazhdon me PSG, kërkon edhe qindarkën e fundit.

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit shpallet, me një indeksim prej 2.5%

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.

Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë”, shkruan Veliaj.

Nga Kategoria

Kylian Mbappé vazhdon me PSG, kërkon edhe qindarkën e fundit.
Aktualitet

Kylian Mbappé vazhdon me PSG, kërkon edhe qindarkën e fundit.

6 Shkurt, 2026
Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit shpallet, me një indeksim prej 2.5%
Aktualitet

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit shpallet, me një indeksim prej 2.5%

6 Shkurt, 2026
Aktualitet

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses për Ballukun, ja argumentat për pezullimin e saj

6 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kylian Mbappé vazhdon me PSG, kërkon edhe qindarkën e fundit.

Kylian Mbappé vazhdon me PSG, kërkon edhe qindarkën e fundit.

6 Shkurt, 2026
Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit shpallet, me një indeksim prej 2.5%

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit shpallet, me një indeksim prej 2.5%

6 Shkurt, 2026

Bllok i fundit informativ | 6 Shkurt 2026 – Mbrëmje
Përditësohuni me historitë më të rëndësishme nga Europa dhe më gjerë në këtë 6 Shkurt 2026 – lajmet më të fundit, ngjarjet e papritura, Bota, Biznesi, Argëtimi, Politika, Kultura, Udhëtimi.

6 Shkurt, 2026

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses për Ballukun, ja argumentat për pezullimin e saj

6 Shkurt, 2026

Aktorë rusë pas një fushate shpifëse për të përfshirë Macron në dosjet Epstein

6 Shkurt, 2026
Lojërat Olimpike Dimërore: Pas Shqipërisë, edhe Kosova merr pjesë në ceremoninë e hapjes.

Lojërat Olimpike Dimërore: Pas Shqipërisë, edhe Kosova merr pjesë në ceremoninë e hapjes

6 Shkurt, 2026

Ambasadori amerikan ndërpret lidhjet me folësin polak për kritikën ndaj Trumpit në lidhje me Nobelin

6 Shkurt, 2026
LAJM I FUNDIT: Gjykata Kushtetuese jep vendimin për padinë e kryeministrit Rama ndaj SPAK lidhur me Belinda Ballukun.

Gjykata Kushtetuese nuk arrin të vendosë mbi ankesën e Ramës, vazhdon të jetë në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut nga posti i zv. kryeministres

6 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.