• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 5 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

EMRI/ Polici shqiptar në Itali kthehet në hero, shpëton gruan e moshuar të ngecur në makinën e përmbysur

10 Dhjetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth orës 13:30 të së hënës së 9 dhjetorit polici Idajet Hasa po kthehej në Romë nga fundjava me familjen në Melfi (Potenza). Oficeri pa një makinë të përmbysur në autostradë, afër Santa Maria capua Vetere (Caserta). Ai nuk e mendoi për asnjë moment, tërhiqet duke bllokuar korsinë e mjeteve të tjera që vinin përballë për të shmangur aksidentet e mëtejshme dhe nxiton për ndihmë.

Shoferi në panik, nëna e tij mbeti e bllokuar në makinë

Polici Idajet Hasa gjen një burrë pranë makinës i cili është në një gjendje konfuze. Ai nuk mund të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, është në panik, nëna e tij është bllokuar në mjet nga airbagu.

Lexo edhe:

Evis Kushi marton mbesën: Nusja më e bukur

Mos flini me grim, ja çfarë mund t’i ndodhë fytyrës suaj

Polici shkon për të ndihmuar zonjën dhe bashkë me të edhe shoferë të tjerë që ndalojnë për të ndihmuar. Ndërkohë janë njoftuar policia rrugore, zjarrfikësja dhe shërbimet mjekësore. Idajeti i afrohet gruas dhe e qetëson se gjithçka do të jetë mirë dhe ai do të qëndrojë me të derisa ajo të zbresë nga makina.

Shpëton gruan nga makina e përmbysur në mes të autostradës

Oficeri sigurohet që gruaja të mos ketë fraktura dhe në atë moment e merr për krahu dhe arrin ta nxjerrë jashtë. Më pas vjen ndihma mjekësore dhe Idajeti e shoqëron zonjën në ambulancë, e cila tashmë e qetësuar, i jep një gjysmë buzëqeshje. Gjithçka përfundoi mirë, falë shpejtësisë së Idajet Hasës, oficerit jashtë detyrës nga komisariati Cristoforo Colombo, i cili u soll si hero duke nderuar uniformën e karabinierëve.

Reagon ministri i Brendshëm italian

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi ka publikuar rastin, duke thënë se polici shqiptar është treguar një hero dhe ka nderuar uniformën e policëve.

“Polici po kthehej në Romë përgjatë autostradës A1 kur pa një automjet të përmbysur të rrethuar nga tymi. Brenda kabinës së pasagjerëve ndodhej një zonjë e moshuar, e bllokuar nga shpërthimi i airbag. Pa hezituar, Idajeti, një polic i komisariatit të Colombos, e ndihmoi të dilte nga automjeti, duke e qetësuar derisa ambulanca mbërriti në vend. Një gjest që më shumë se shumë fjalë dëshmon për vlerat e solidaritetit dhe bujarisë që gjallërojnë gratë dhe burrat e organeve tona ligjzbatuese!”, shkruan ministri italian.

Tags: idajet hasaItalipolici shqiptar

Nga Kategoria

Aktualitet

Evis Kushi marton mbesën: Nusja më e bukur

5 Korrik, 2025
Ekstra

Mos flini me grim, ja çfarë mund t’i ndodhë fytyrës suaj

5 Korrik, 2025
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

5 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Evis Kushi marton mbesën: Nusja më e bukur

5 Korrik, 2025

Mos flini me grim, ja çfarë mund t’i ndodhë fytyrës suaj

5 Korrik, 2025

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

5 Korrik, 2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Po e mendojmë seriozisht

5 Korrik, 2025

Disa ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

5 Korrik, 2025

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Hetimet, pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

5 Korrik, 2025

Mirupafshim Barcelona! Mesfushori largohet nga katalanasit dhe bëhet shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

5 Korrik, 2025

Juventus i fiksuar keq pas Jadon Sancho, ka dy propozime për Man. United

5 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.