Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi duke përdorur një identitet të rremë ka mashtruar qytetarët dhe u ka zhvatur paratë. Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.
“Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi Erjon Hoxha 21 vjeç, banues në Paskuqan.
Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.”, njofton policia.