• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

EMRAT/ U “zbërthyen” në Sky Ecc, 15 të arrestuar në Itali! Si dhëndri i “Diabolik”-ut bënte pazare me shqiptarët: Ka 5 mln euro gati

15 Janar, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në pranga kanë rënë 15 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Sipas mediave italiane, në Emilia Romagna u njoftua sot arrestimi i 15 personave të përfshirë në një rrjet italo-shqiptar dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prej tyre 12 janë me masë ‘arrest në burg’ dhe 3 në ‘arrest shtëpie’. Midis të arrestuarve, 5 banojnë në provincën e Reggio Emilia.

Sasia e trafikuar përfshin 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro.

Lexo edhe:

“Lufta me Iranin do të mbarojë brenda dy javësh”, Trump: Problemi i vetëm që kemi është…

Një vepër e panjohur e El Grekos zbulohet nën një pikturë të falsifikuar në Vatikan

Sipas medias vendase në pranga kanë rënë Domenico Bolognino, 34 vjeç lindur në Lokri, djali i Sergio Bolognino , i lidhur me ‘ndranghetën e Grande Aracri-t, i cili po vuan dënimin; Cesare Catellani, 51 vjeç, lindur në Carpi; Xhemali Desari, 34 vjeç; Avni Dushku, 38 vjeç; Fabjol Dushku, 35 vjeç; Salvatore Gaetano, 43 vjeç nga Crotone; Daniele Gatta 40 vjeç, i njohur si dhëndër i Fabrizio Piscitelli i njohur si “Diabolik”, lideri ultras i vrarë në Romë në 2019; Rigers Kusi, 37 vjeç; Sokol Lumi, 38 vjeç; Antonino Modafferi, 44 vjeç kalabrez; Daniel Palladino, 24 vjeç lindur në Reggio; Daniela Randazzo, 54 vjeçe, lindur në Palermo; Bashkim Sula, 37 vjeç; Julian Nikolla, 44 vjeç, Armand Pepa, 24 vjeç dhe Aureldi Tafa, 32 vjeç.

Daniele Gatta rezulton të jetë dhëndri i Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, ultras i Lazios dhe bosi i trafikut të drogës i vrarë më 7 gusht të vitit 2019. Sipas asaj që doli nga bisedat e koduara të zbuluara nga hetuesit, bashkëshorti i vajzës së Piscitellit kishte dashur të investonte pesë milionë euro me një grup italianësh dhe shqiptarësh për të importuar drogë nga jashtë vendit.

Interpol ka gjetur serverët dhe ‘ka hapur kutinë e Pandorës’ e cila po trondit disa familje kriminale, thekson media italiane.

Pas vdekjes së Piscitellit ai tha në dëshmi se “Fabrizio Piscitelli kishte telefona të ndryshëm celularë, një ditë më dha një telefon të koduar, por kur e thirra atë ai nuk u përgjigj. Unë e përdora atë për një kohë të shkurtër dhe pas vrasjes së tij e hodha në Tiber”.

Dhëndri i Piscitellit tha në gjykatë se kishte shoqëruar gruan dhe vajzën e Piscitellit në shtëpinë e Elvis Demçes më 22 gusht 2019.

Ata kishin shkuar te bosi shqiptar për të marrë informacion mbi krimin.

Dokumentet për pesëmbëdhjetë arrestimet tregojnë implikimet e “italianit me eksponentët e krimit të Lacios”.

“Ka 5 milionë euro gati, është një nga njerëzit e mi që më ka ndihmuar me fakte… e shikon ku i ke lekët këtu, këto i kemi dhënë provë… 54 mijë euro. E pyeta njëzet mijë herë… E thirra edhe njeriun në Ekuador, sepse e kam numrin”, shkruhej në mesazhet e zbuluara.

“Njeriu nga Roma ka ardhur… shefi më i madh në Romë që komandon gjithçka… si e ka emrin… “Casamonica”… ai erdhi në shtëpinë time… erdhi në shtëpinë time… më solli edhe paratë”, mësohet të ketë thënë ai sipas medias vendase. 

Tags: diabolikItali

Nga Kategoria

Bota

“Lufta me Iranin do të mbarojë brenda dy javësh”, Trump: Problemi i vetëm që kemi është…

17 Mars, 2026
Bota

Një vepër e panjohur e El Grekos zbulohet nën një pikturë të falsifikuar në Vatikan

17 Mars, 2026
Analizë

SHBA thotë se kanë shkatërruar kapacitetin raketor të Iranit: Si po godet ende Teherani?

17 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Maroku shpallet kampion i Afrikës, CAF përmbys rezultatin e finales me Senegalin

17 Mars, 2026

Arsenal kalon në çerekfinale, Rice vulos triumfin ndaj Leverkusenit

17 Mars, 2026

PSG shkatërron Chelsean dhe i dërgon sinjal të fortë Europës

17 Mars, 2026

Real Madrid triumfon në “Etihad”, Vinicius fundos Manchester Cityn

17 Mars, 2026

“Lufta me Iranin do të mbarojë brenda dy javësh”, Trump: Problemi i vetëm që kemi është…

17 Mars, 2026

Natë historike në Lisbonë, Sporting përmbys Bodø/Glimt me spektakël dhe kalon më tej

17 Mars, 2026

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

17 Mars, 2026

Një vepër e panjohur e El Grekos zbulohet nën një pikturë të falsifikuar në Vatikan

17 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.