• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

EMRAT/ Trafiku i drogës në Shqipëri dhe Itali, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin e grupit! Ja me sa vite burg dënohen

4 Korrik, 2025
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin e grupit në fushën e trafikut të drogës qe vepronte ne Shqiperi dhe Itali ka dhënë vendimet për 11 personat e pandehur, duke rrëzuar akuzen e grupit të strukturuar kriminal.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bëhet fjalë për shtetasit Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina, Saimir Prenga, Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Francesko Çeçi, Lorik Prengaj alias Fabio Prengaj dhe Gjergj Zefi.

Konkretisht Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina u dënuan me nga 7 vite burgim, por me gjykim te shkurtuar dënimi i tyre ulet ne 4 vite e 8 muaj burg.

Lexo edhe:

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

Ata akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ka rene akuza e grupit te strukturuar kriminal.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Dhimitër Lara (anëtar), më datë 04.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 22 akti, datë 05.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Lënien në fuqi pjesërisht të Vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket disponimeve të pushimit të çështjes penale kundrejt Z. S.P., Z. Gj.L., Z. A.L., Z. I.D., Z. F.Ç., Z. L.P., Z. Gj.Z.
2. Ndryshimin pjesërisht të Vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket disponimeve mbi fajësinë kundrejt Z. B.L.
3. Deklarimin fajtor të Z. B.L. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në kuadër të veprimtarisë së grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga paragrafi i parë i nenit 283 në lidhje me paragrafin e katërt të nenit 28 dhe paragrafin e parë të nenit 334 të Kodit Penal, duke caktuar ndaj tij masën e dënimit 12 vjet burgim.
4. Deklarimin fajtor të Z. B.L. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga paragrafi i parë i nenit 333/a në lidhje me paragrafin e katërt të nenit 28 të Kodit Penal, duke caktuar ndaj tij masën e dënimit 3 vjet burgim.
5. Në bazë dhe për zbatim të paragrafit të tretë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve, duke caktuar si dënim të vetëm ndaj Z. B.L. masën 12 vjet burgim.
6. Në bazë dhe për zbatim të pikës 1 të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit të vetëm me një të tretën e tij, duke mbetur përfundimisht dënimi për Z. B.L. 8 vjet burgim.
7. Dënimi me burgim do të vuhet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, në bazë dhe për zbatim të shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 16 Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
8. Ndryshimin pjesërisht të Vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket disponimeve mbi fajësinë kundrejt Z. Dh.N.
9. Deklarimin fajtor të Z. Dh.N. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në kuadër të veprimtarisë së grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga paragrafi i parë i nenit 283 në lidhje me paragrafin e katërt të nenit 28 dhe paragrafin e parë të nenit 334 të Kodit Penal, duke caktuar ndaj tij masën e dënimit 10 vjet burgim.
10. Deklarimin fajtor të Z. Dh.N. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 333/a në lidhje me paragrafin e katërt të nenit 28 të Kodit Penal, duke caktuar ndaj tij masën e dënimit 2 vjet burgim.
11. Në bazë dhe për zbatim të paragrafit të tretë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve, duke caktuar si dënim të vetëm ndaj Z. Dh.N. masën 10 vjet burgim.
12. Në bazë dhe për zbatim të pikës 1 të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit të vetëm me një të tretën e tij, duke mbetur përfundimisht dënimi për Z. Dh.N. 6 vjet dhe 8 muaj burgim.
13. Dënimi me burgim për Z. Dh.N. do të vuhet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, në bazë dhe për zbatim të shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 16 Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
14. Ndryshimin pjesërisht të Vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket disponimeve mbi fajësinë kundrejt Z. L.S..
15. Deklarimin fajtor të Z. L.S. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në kuadër të veprimtarisë së grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga paragrafi i parë i nenit 283 në lidhje me paragrafin e katërt të nenit 28 dhe paragrafin e parë të nenit 334 të Kodit Penal, duke caktuar ndaj tij masën e dënimit 10 vjet burgim.
16. Deklarimin fajtor të Z. L.S. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 333/a në lidhje me paragrafin e katërt të nenit 28 të Kodit Penal, duke caktuar ndaj tij masën e dënimit 2 vjet burgim.
17. Në bazë dhe për zbatim të paragrafit të tretë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve, duke caktuar si dënim të vetëm ndaj Z. L.S. masën 10 vjet burgim.
18. Në bazë dhe për zbatim të pikës 1 të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit të vetëm me një të tretën e tij, duke mbetur përfundimisht dënimi për Z. L.S. 6 vjet dhe 8 muaj burgim.
19. Dënimi me burgim për Z. L.S. do të vuhet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, në bazë dhe për zbatim të shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 16 Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
20. Prishjen pjesërisht të Vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes penale ndaj Z. F.V., të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra penale të parashikuara respektivisht nga paragrafi i parë i nenit 283; nga paragrafi i dytë i nenit 333/a; dhe nga paragrafi i parë i nenit 334 të Kodit Penal, në bazë dhe për zbatim të nenit 7; pikës 1, shkronja “e” të nenit 328; dhe pikës 1 të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale.
21. Në bazë dhe për zbatim të shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 261 dhe nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, e caktuar me Vendimin nr. 1, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Z. F.V..
22. Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të Z. F.V., nëse liria personale e tij nuk kufizohet për ndonjë shkak tjetër ligjor.
23. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i përket disponimit të konfiskimit të aktivitetit tregtar të subjektit person fizik tregtar Z. B.L., me Nipt *, duke përfshirë edhe pasuritë në pronësi të tij.
24. Ndryshimin pjesërisht të Vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket disponimeve mbi zbatimin e dënimit plotësues të konfiskimit mbi pasuritë e paluajtshme.
25. Në bazë dhe për zbatim të shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 36 të Kodit Penal, konfiskimin e pasurive si vijon:
i) pasuria e paluajtshme nr. *, volumi *, faqe *, zona Kadastrale nr. *, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 70.43 m², ndodhur në *, e regjistruar në emër të Znj. F.A.;
ii) pasuria e paluajtshme nr. *, Volumi *, faqe *, Zona Kadastrale nr. *, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 144.4 m2, ndodhur në *, e regjistruar në emër të Znj. F.A.;
iii) pasuria e paluajtshme me nr. *, Volumi *, faqe *, Zona Kadastrale nr. *, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 63 m2, ndodhur në *, e regjistruar në emër të Znj. F.A.;
iv) pasuria e paluajtshme nr. *, Volumi *, faqe *, Zona Kadastrale nr. *, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 44 m2, ndodhur në *, e regjistruar në emër të Znj. F.A.;
v) pasuria e paluajtshme nr. *, Volumi *, faqe *, Zona Kadastrale nr. *, me sipërfaqe 40.4 m2, ndodhur në *, e regjistruar në emër të Znj. F.A. dhe Z. A.A.
26. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 59, datë 16.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën tjetër të disponimeve.
27. Shpenzimet procedurale të çështjes penale në të gjitha fazat e saj i ngarkohen solidarisht Z. B.L., Z. L.S., Z. Dh.N.
28. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Tiranë, më datë 04.07.2025.

Tags: drogegjkko

Nga Kategoria

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.
Lajme

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

8 Dhjetor, 2025
Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.
Lajme

Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

8 Dhjetor, 2025
Foto/ E dashura e Norris, e cila ka fituar vëmendjen pas garës së Abu Dhabit, dikur ishte në lidhje me një yll të Portugalisë.
Lajme

Foto/ E dashura e Norris, e cila ka fituar vëmendjen pas garës së Abu Dhabit, dikur ishte në lidhje me një yll të Portugalisë.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pasojat e "jet lag"-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

Pasojat e “jet lag”-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

8 Dhjetor, 2025

Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

8 Dhjetor, 2025

Paramount ndërmerr një hap të ashpër për të blerë Warner Bros, duke sfiduar Netflix-in.

8 Dhjetor, 2025
Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

8 Dhjetor, 2025

Paramount Skydance bën ofertë konkuruese për Warner Bros Discovery

8 Dhjetor, 2025
“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

8 Dhjetor, 2025

Tërmet me magnitudë 7.2 godet bregun verior të Japonisë dhe aktivizon alarm për cunami.

8 Dhjetor, 2025
Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.