• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

EMRAT/ Goditet grupi kriminal në Athinë, në pranga edhe 3 shqiptarë. Zbulohet lidhja me “LIONS”

14 Shkurt, 2025
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal, i cili ishte përfshirë në gjobëvënës ndaj bizneseve në Athinë. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, mes të cilëve 3 shqiptarë, njëri prej tyre pjesë e grupit famëkeq “Lions”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, raporton se ndaj 5 të arrestuarve janë ngritur akuza për organizim kriminal, tentativë gjobëvënieje, dhunë ndaj zyrtarëve dhe personelit gjyqësor si dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Të arrestuarit janë Ukshim Hoti, 41 vjeç nga Tirana, Roland Kadiu, 43 vjeç nga Klosi, Nexhmi Murataj, 42 vjeç nga Kota e Selenicës si dhe një 34-vjecar grek e një 38-vjecar egjiptian.

Lexo edhe:

Ajola Xoxa është shtatzënë me binjakë!

85-vjeçarja bie nga kati i tretë, bllokohet në ajër mes murit dhe kondicionerit

Policia ka arritur të lokalizojë të dyshuarit, në orët e mbrëmjes së pardjeshme, datë 12.02.2025, në një dyqan në Kato Patisia, Athinë, ku janë ndaluar dhe arrestuar, pavarësisht reagimit të tyre fillestar të dhunshëm.

Bëhet fjalë për persona që qarkullonin me automjete nëpër Patisia, Kypseli dhe Agios Panteleimonas, duke u kërkuar para pronarëve të dyqaneve për “mbrojtje”. Në fakt, kërcënimet që ata kanë përdorur dhe dëmi që u kanë shkaktuar dyqaneve, së bashku me përmasat fizike të shtuara, kanë penguar pronarët të bëjnë denoncim.

Nga kontrollet fizike, si dhe nga kontrollet e kryera në banesa, janë gjetur dhe sekuestruar 2 makina dhe motoçikleta, si mjete për lehtësimin e veprimtarive të paligjshme, 5 thika të palosshme, 2 këllëfa, pistolete, jelek luftarak, jelek antiplumb, kapele, maskë, doreza, shënime të shkruara me dorë, me adresa, emra dhe shuma numerike, 8 celularë dhe 6.900 euro.

Nga hetimet e deritanishme, rezultoi se të pandehurit u kanë zhvatur shuma parash 4 pronarëve të dyqaneve në Athinë.

Nexhmi Murataj rezulton pjesë e grupit kriminal “LIONS” në Athinë. Grupi kriminal shqiptar “LIONS” me qendër në Athinë, prej disa kohësh është kthyer në epiqendër të dhjetëra krimeve të ndodhura në shtetin fqinj, duke lënë pas edhe persona të vrarë.

Grupi kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët operojnë rreth klubit të njohur “Bellavita” në kryeqytetin grek, dyshohet se ka lidhje me njerëz të fuqishëm të botës së krimit brenda burgjeve greke, të akuzuar madje deri edhe për trafik kokaine nga Amerika Latine.

Në epiqendër të veprimtarisë së tyre dyshohet se është kontrolli i shpërndarjes së drogës, ruajtja e lokaleve të natës kundrejt pagesës si dhe vepra të tjera me qëllime përfitimi.

Në këtë kuadër ky grup kriminal dyshohet se ka krijuar lidhje shumë të forta edhe me njerëz të policisë e organeve të drejtësisë greke pasi edhe pse janë akuzuar për krime të rënda, kanë arritur të fitojnë lirinë duke u bërë objekt edhe i shkrimeve në mediat greke.

Murataj konkretisht rezulton se është akuzuar edhe për ngjarjen e 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri, mbeti i vrarë 40-vjecari nga Delvina, Pëllumb Islami. Nuk dihet se si Murataj dhe disa anëtarë të tjerë të “LIONS” të akuzuar për këtë vrasje, kanë përfituar lirinë.

Tags: greqigrup kriminalshqiptare

Nga Kategoria

Ekstra

Ajola Xoxa është shtatzënë me binjakë!

9 Dhjetor, 2025
Aktualitet

85-vjeçarja bie nga kati i tretë, bllokohet në ajër mes murit dhe kondicionerit

9 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Lapaj thirrje qytetarëve: Na sillni batanije te kryeministria, tonat i mori policia

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ajola Xoxa është shtatzënë me binjakë!

9 Dhjetor, 2025

Jules Koundé bën histori: i pari lojtar i Barcelonës që shënon dy gola me kokë në një ndeshje të Champions League

9 Dhjetor, 2025

Liverpool fiton në San Siro mes polemikave – penalltia e vonë e Szoboszlai vendos Interin në gjunjë

9 Dhjetor, 2025
Policia ka ndërhyrë në Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe në 17 klube.

Policia ka ndërhyrë në Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe në 17 klube.

9 Dhjetor, 2025

Kokaina tejkalon kanabisin si droga më fitimprurëse e paligjshme në Francë

9 Dhjetor, 2025
PD kërkon verifikimin e firmave për Avokatin e Popullit, Genc Gjokutaj: Është e nevojshme të shqyrtohen firmat për çdo kandidat dhe të “pastrojmë” procesin.

PD kërkon verifikimin e firmave për Avokatin e Popullit, Genc Gjokutaj: Është e nevojshme të shqyrtohen firmat për çdo kandidat dhe të “pastrojmë” procesin.

9 Dhjetor, 2025
Haradinaj për Qeverinë Kurti: Dubrava nuk ka hapësira të mjaftueshme për këta të korruptuar

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Dubrava nuk ka hapësira të mjaftueshme për këta të korruptuar

9 Dhjetor, 2025

Ekstremi i Djathtë French dëshiron të rihapë shtëpitë e prostitucionit dhe të vërë punonjësit e seksit në krye.

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.