Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ka folur mbi udhëtimin e saj në SHBA dhe ka hedhur akuza të rënda mbi këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku. Hysenaj ka thënë se shqiptarët në Amerikë, që kanë emigruar vite më parë, flasin me dagë për Simakun, duke e akuzuar atë për tradhti me burra të martuar, çka sipas saj ka ndikuar negativisht në karrierën e saj.
Ajo pretendon se këto thashetheme e kanë shtyrë komunitetin ta përjashtojë Simakun nga ngjarjet festive si dasmat, duke sjellë një rënie dramatike në karrierën e saj.
Reagimi ndaj këtyre akuzave ka ardhur menjëherë nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka ndihmuar Parashqevin në një situatë të vështirë, duke e strehuar pas një periudhe të gjatë të mbështetjes në New York.
Ilirjani ka thënë se Parashqevi është një legjendë e muzikës shqiptare dhe se sulmi ndaj saj është çnjerëzor dhe i motivuar nga ndjenja keqdashëse. Ai e ka quajtur këtë praktikë si “llafe dashakeqe” dhe ka shprehur pakënaqësi për atë që ai e përshkruan si “ndikim të askujt” në perceptimin publik për Simakun.
Për më tepër, Ilirjani ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Shqipes dhe ka sqaruar se largimi i Parashqevit nga skena është për arsye më të thella, pa dhënë detaje për t’i ruajtur dinjitetin.
Ai ka ndaluar këtu, duke bërë të ditur se ka vendosur të ngrejë një padi ndaj Shqipes për shpifje dhe dëmtim të imazhit të Simakut.









