• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ekzekutim misterioz në burgun grek, i dënuari me burgim të përjetshëm hyri të vriste drejtorin, në dhomë ndodhej edhe Alket Rizai (DETAJE)

16 Shkurt, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

Më të mirat ekskursione në qytete binjakë në Evropë të lidhura me traget

8 shqiptarë raportohen të jenë mes të transferuarve të ISIS-it në Irak

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në burgun grek të Domokos ku një i burgosur u ekzekutua në dhomën e drejtorit të këtin institucioni, pasi tentoi që të “hiqte qafe” këtë të fundit.
Pak pas orës 19:00 të së dielës një 43-vjeçar grek, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Dimis Korfiatis në Zakynthos në maj 2021, ndodhej në zyrën e drejtorit të burgut së bashku me shefin e rojes dhe një të dënuar tjetër me origjinë bullgare.
Sipas raportimeve fillestare, 43-vjeçari kishte siguruar një armë zjarri dhe dyshohet se kishte shkuar në zyrë me qëllim për të vrarë drejtorin. Në ato momente, në zyrë ndodheshin edhe shqiptari Alket Rizai si dhe i dënuari bullgar, i cili vuan dënimin për ekzekutimin e biznesmenit greko-australian Yannis Makris në zonën e Voula në vitin 2018.
Sipas mediave greke thuhet se efektivët pretendojnë se i dënuari bullgar iu sul 43-vjeçarit grek, e çarmatosi dhe më pas e qëlloi për vdekje me të njëjtën armë. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar zyrtarisht se kush e ka kryer vrasjen.
Vrasje në një “pikë të verbër”
Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat e pakta të burgut që nuk mbulohen nga kamerat e sigurisë, një “pikë e verbër” që tashmë është në qendër të hetimeve. Revolveri tip COLT, nga i cili rezulton se janë shkrepur tre fishekë, do t’i nënshtrohet analizave në laboratorët kriminalistikë.
Një tjetër pikë që po hetohet është prania e tre të dënuarve me rrezikshmëri të lartë në të njëjtën hapësirë dhe në mungesë të mbikëqyrjes me kamera.
Shefi i rojes së burgut konsiderohet një dëshmitar kyç, ndërsa dëshmia e tij ashtu si edhe ajo e të dënuarit bullgar që pretendon se “shpëtoi” jetën e drejtorit janë të cunguara dhe priten më tepër detaje në vijim.
Roli dhe pozicioni i Alket Rizait
Fillimisht, raportimet e para e përfshinin drejtpërdrejt emrin e Alket Rizai në këtë ngjarje. Më pas, sipas burimeve nga autoritetet greke, ai duket se po “del” gradualisht nga fokusi i hetimit, të paktën në aspektin formal të dosjes.
Megjithatë, konsiderohet pothuajse e sigurt se Rizai ndodhej shumë pranë vendit të përplasjes fatale në momentin e të shtënave. Pozicioni i tij në zyrën e drejtorit në kohën kur viktima hyri me armë, si dhe profili i tij si një nga të burgosurit më të njohur dhe problematikë në sistemin penitenciar grek, e bëjnë praninë e tij një element kyç për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet greke përpiqen të sqarojnë jo vetëm autorësinë e vrasjes, por edhe mënyrën se si një armë zjarri përfundoi brenda një burgu të sigurisë së lartë, duke ekspozuar sërish dobësitë serioze në sistemin e sigurisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga Kategoria

Bota

Më të mirat ekskursione në qytete binjakë në Evropë të lidhura me traget

16 Shkurt, 2026
Aktualitet

8 shqiptarë raportohen të jenë mes të transferuarve të ISIS-it në Irak

16 Shkurt, 2026
Bota

“Kurrë nuk është vonë”: Apeli i ri i Savannah Guthrie për lirimin e nënës, ndërsa FBI analizon dorashkën. FBI njofton se ka gjetur një mostër ADN-je nga dorashka, e cila u gjet në një fushë disa milje larg shtëpisë së Guthrie. 3 orë më parë, SHBA & Kanada.

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Më të mirat ekskursione në qytete binjakë në Evropë të lidhura me traget

16 Shkurt, 2026

“Si një sulmues!” – Portieri i Benficës, Anatoliy Trubin, shpërthen në emocione ‘të çmendura’ nga goli ndaj Real Madrid dhe e falënderon Thibaut Courtois për gjestin e tij të veçantë pas fitores befasuese.

16 Shkurt, 2026
“Të tjera gra dhe fëmijë në Siri” – Gjyshi i Alvin Berishës apel për ndihmë për të rikthyer nipin e tij të dytë në shtëpi.

“Të tjera gra dhe fëmijë në Siri” – Gjyshi i Alvin Berishës apel për ndihmë për të rikthyer nipin e tij të dytë në shtëpi.

16 Shkurt, 2026

8 shqiptarë raportohen të jenë mes të transferuarve të ISIS-it në Irak

16 Shkurt, 2026

“Kurrë nuk është vonë”: Apeli i ri i Savannah Guthrie për lirimin e nënës, ndërsa FBI analizon dorashkën. FBI njofton se ka gjetur një mostër ADN-je nga dorashka, e cila u gjet në një fushë disa milje larg shtëpisë së Guthrie. 3 orë më parë, SHBA & Kanada.

16 Shkurt, 2026
Ish-ministri Mete siguron mbështetje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së.

Ish-ministri Mete siguron mbështetje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së.

16 Shkurt, 2026

Koreja e Veriut hap një lagje banimi në Phenian për familjet e ushtarëve të rënë në Ukrainë

16 Shkurt, 2026

Jarrod Bowen do t’i thyej zemrën Danny Dyer-it?! Parashikim transferi që do ta zhgënjente baba i prindërve të West Ham-it.

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.