Cristiano Ronaldo ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme të popullaritetit të klubit spanjoll Almeria, pas vendimit të tij për të investuar te skuadra.
Pas përfshirjes së yllit portugez, Almeria, që aktualisht garon në Segunda Division, ka përjetuar një bum të madh mediatik dhe në rrjetet sociale. Klubi ka fituar një numër shumë të lartë ndjekësish të rinj, duke lënë pas shumë skuadra të La Liga-s për sa i përket audiencës online.
Ky shpërthim i vëmendjes ka bërë që Almeria të futet zyrtarisht mes pesë klubeve më të ndjekura në Spanjë në Instagram. Tashmë, skuadra e kategorisë së dytë renditet krah emrave të mëdhenj si Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Për një klub të Segunda Division, ky konsiderohet një sukses historik dhe një tregues i qartë i ndikimit të madh që vazhdon të ketë Cristiano Ronaldo në botën e futbollit.











