Ed Sheeran kërkoi falje të shtunën për mënyrën se si menaxhoi polemikën që shpërtheu pas largimit të reperit Macklemore nga turneu i tij. Macklemore ishte planifikuar të performonte si artist hapës, por u hoq nga turneu pas komenteve të tij në lidhje me territoret palestineze të pushtuara.
Gjatë koncertit të parë në turne pas shpërthimit të debatit, në Filadelfia, Sheeran tha se situata në Gaza është “katastrofike dhe e pajustifikueshme”. Ai tha se koncertet e tij duhet të mbeten hapësira ku njerëzit mund të ndihen të sigurt, pavarësisht pikëpamjeve të tyre.
Disa prej artistëve të tjerë që do të performonin para Sheeran në turne u tërhoqën në shenjë solidariteti me Macklemore. Sheeran tha se vendimi për largimin e reperit ishte marrë nga promovuesi i turneut dhe se ai ishte përpjekur të ndërmjetësonte me organizatorët dhe vendet ku do të zhvilloheshin koncertet.











