Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Fier ku babai së bashku me dy djemtë e tij kanë dhunuar fizikisht një mama së dhe vajzën e saj të mitur.
Policia bën me dije se shtetasi L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai së bashku me dy djemtë e tij) kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe dhe vajzës së saj të mitur.
Mësohet se 43-vjeçarja është motra e shtetasit L.O.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia bën me dije se është nisur procedimi penal për babain dhe dy djemtë e tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai dhe dy djemtë), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe (motra e shtetasit L. O.) dhe vajzës së saj të mitur;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.










