Një aksident tragjik me vdekje është shënuar këtë të dielë në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë parkingut të ri, përballë me Portin, ku viktimë ka mbetur një 60 vjeçar. Ai humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes nga një automjet, teksa paraprakisht dyshohet se viktima punonte si roje parkimi.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.










