• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

E qëlloi me thikë rreth 10 herë, detajet tronditëse nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, shkoi në polici me rrobat e mbuluara me gjak

4 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“E kam vrarë nënën time, do ta gjeni në shtëpi”. Kështu ka deklaruar 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani pasi ka vrarë nënën e tij, Meleqe Lusha. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në qytetin e e Chiari-t, në provincën e Brescias në Itali.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Viktima 39-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në rrugën. Sipas informacioneve paraprake të hetimit, djali i saj dyshohet se gjatë natës i ka shkaktuar rreth dhjetë plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, përpara se të largohej nga banesa.

Pas disa orësh endjeje, i riu është paraqitur vullnetarisht në një kazermë të Karabinierëve në Cremona, ku ka bërë deklaratën tronditëse. Më pas ai është mbyllur në heshtje dhe, sipas hetuesve, ka folur me vështirësi, pa dhënë shpjegime për arsyet e ngjarjes.

Lexo edhe:

Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina detare

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup u konstatua plumb

Prokurorja e gatshme e Brescias, Laura Matrone, ka nxjerrë urdhrin e ndalimit ndaj 21-vjeçarit. Rreth 12 orë pas vetëdorëzimit, ai është shoqëruar në burgun Canton Mombello në Brescia. Gjatë gjithë ditës, ekspertët e hetimeve shkencore të Karabinierëve kanë kryer këqyrjet në apartamentin ku jetonin nëna dhe djali. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes dhe të zbardhin motivin e vrasjes, i cili mbetet ende i paqartë.

Eduart Xhani kishte lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Ai kishte ndjekur studimet në Institutin Einaudi dhe punonte si punëtor në një fabrikë të zonës. Lajmi ka shkaktuar tronditje të madhe në Chiari, ku familja ishte e njohur dhe e integruar në komunitetin lokal. Edhe komuniteti shqiptar në zonën e Brescias është tronditur nga ngjarja.

Dennis Beqiri, president i Shoqatës së Shqiptarëve në Chiari dhe pronar i një agjencie imobiliare ku i riu kishte kryer një praktikë gjatë shkollës, e ka përshkruar Eduartin si një djalë të sjellshëm dhe serioz.

“Eduarti ishte një djalë shumë i mirë, i edukuar dhe serioz. Ishte shembull për komunitetin. Gjithmonë vinte në kohë, ishte i buzëqeshur dhe korrekt. Isha i bindur se do të kishte një të ardhme të suksesshme”, ka deklaruar Beqiri.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe për të përcaktuar motivin që çoi në vdekjen tragjike të 39-vjeçares.

Nga Kategoria

Bota

Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina detare

4 Nëntor, 2026
Kryesore

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup u konstatua plumb

4 Nëntor, 2026
Bota

Jep dorëheqjen ministri spanjoll i Transportit, gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E qëlloi me thikë rreth 10 herë, detajet tronditëse nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, shkoi në polici me rrobat e mbuluara me gjak

4 Nëntor, 2026

Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina detare

4 Nëntor, 2026

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup u konstatua plumb

4 Nëntor, 2026

Jep dorëheqjen ministri spanjoll i Transportit, gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor

4 Nëntor, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

4 Nëntor, 2026

“Në dashuri, mos kini frikë të shprehni atë që ndjeni”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

4 Nëntor, 2026

Trump humbet kontrollin e Kongresit, demokratët fitojnë shumicën në të dyja dhomat

4 Nëntor, 2026

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

4 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.