• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Dyshohet se planifikuan sulme gjatë festave të fundvitit, Turqia arreston mbi 100 anëtarë të IS-it

25 Dhjetor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke arrestuar më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bastisjet masive janë kryer në 124 adresa nëpër Stamboll, ka bërë të ditur kryeprokurori i qytetit. Në aksion janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative”.

Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam.

Lexo edhe:

Tensionet Iran-SHBA: Çfarë ndodh me naftën dhe gazin e lëngshëm nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit?

Drejtoresha e Luvrit jep dorëheqjen pas grabitjes së shekullit

Policia i ka arrestuar 115 të dyshuar, mirëpo përpjekjet janë duke vazhduar për t’i arrestuar edhe 22 të tjerë, është thënë në deklaratë.

Zyra e Prokurorit ka thënë se të dyshuarit kanë qenë në kontakt me operativë të IS-it jashtë Turqisë.

Ky njoftim vjen dy ditë pasi agjentë të inteligjencës turke kanë kryer bastisje kundër grupit në kufirin afgano-pakistanez.

Një shtetas turk që dyshohet të ketë pasur rol me rëndësi në një krah të IS-it në rajon, është ndaluar dhe është akuzuar për planifikim të sulmeve kundër civilëve.

Shërbimet turke të sigurisë shënjestrojnë rregullisht të dyshuar për lidhje me IS-in.

Turqia ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, ku grupi vazhdon të operojë në disa rajone.

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili ka lidhje të ngushta me Qeverinë turke, është zotuar se do të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për t’i çrrënjosur elementët e IS-it që kanë mbijetuar.

SHBA-ja ka nisur një valë sulmesh kundër pozicioneve të grupit nëpër Siri ditë më parë, si përgjigje ndaj vrasjes së tre amerikanëve.

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil janë vrarë nga sulmues të armatosur të IS-it më herët gjatë këtij muaji./ REL

Nga Kategoria

Analizë

Tensionet Iran-SHBA: Çfarë ndodh me naftën dhe gazin e lëngshëm nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit?

24 Shkurt, 2026
Bota

Drejtoresha e Luvrit jep dorëheqjen pas grabitjes së shekullit

24 Shkurt, 2026
Bota

Sondazh i Reuters: 6 në 10 amerikanë thonë se Trump ka çrregullime për shkak të moshës

24 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Leverkusen dhe Newcastle në 1/8-at e Champions League, Olympiacos dhe Qarabag eliminohen

24 Shkurt, 2026

Bodø/Glimt i jep leksion Interit edhe në San Siro dhe e eliminon nga Champions League

24 Shkurt, 2026

Prestianni stërvitet në Bernabéu pavarësisht pezullimit, Benfica shpreson ta rrëzojë dënimin

24 Shkurt, 2026

Mbappé pëson rikthim të dëmtimit në gju dhe mungon ndaj Benficës

24 Shkurt, 2026

Sørloth me tre gola çon Atleticon në fazën tjetër, Cardoso vendimtar ndaj Club Brugge

24 Shkurt, 2026

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

24 Shkurt, 2026

Bosnja dhe Serbia, pjesë e nismës amerikane për sigurinë energjetike të rajonit

24 Shkurt, 2026

Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij? Policia serbe arreston dy persona

24 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.