• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Dymbëdhjetë vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

19 Prill, 2025
tek Kosova, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Sot mbushen 12 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiç i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15-pikëshe, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan më 19 prill 2013 Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian:

Lexo edhe:

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

Doli nga shtëpia me “Zarf të zi”! Erik Lloshi: Unë nuk jam agresiv, jam artist dhe bëj art

Do të ketë një asociacion/komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.

Komuniteti/asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).

Strukturat e asociacionit/komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, asambleja, këshilli.

Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes komunitetit/asociacionit. Asociacioni/komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.

Asociacioni/komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.

Komunitetit/asociacioni do të ketë një rol përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsulent të komuniteteve. Në përputhje me këtë, është paraparë një funksion monitorues.

Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK).

Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare.

Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq). Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të komunitetit/asociacionit. Përbërja e PK-së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë.

Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të të cilët do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektori të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë.

Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE-së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.

Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së.

Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit. /KosovaPress/

Tags: kosovemarreveshjeserbi

Nga Kategoria

Aktualitet

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

23 Janar, 2026
Ekstra

Doli nga shtëpia me “Zarf të zi”! Erik Lloshi: Unë nuk jam agresiv, jam artist dhe bëj art

23 Janar, 2026
Aktualitet

Ja çilat janë rrugët që do bllokohen nesër në Tiranë për protestën e PD-së

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe

23 Janar, 2026
Show në San Siro, Inter dominos Pisa me rezultat tenistik 6-2, shkëputet përkohësisht nga Milan.

Show në San Siro, Inter dominos Pisa me rezultat tenistik 6-2, shkëputet përkohësisht nga Milan.

23 Janar, 2026

Liverpool pritet të thërrasë mbrojtësin nga huazimi si zëvendësues për Andy Robertson, i cili po afron me kalimin te Tottenham.

23 Janar, 2026
Michelle Obama zbulon “martesën perfekte”: Historia që tronditi opinionin publik

Michelle Obama zbulon “martesën perfekte”: Historia që tronditi opinionin publik

23 Janar, 2026
Çfarë po ndodh me ngrohjen globale? Stuhitë dimërore më të rënda në vite, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

Çfarë po ndodh me ngrohjen globale? Stuhitë dimërore më të rënda në vite, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

23 Janar, 2026

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

23 Janar, 2026
Timothée Chalamet shpërthen për nominimin e tij për Oscar si Aktori më i Mirë: Është si një ëndërr e madhe për të.

Timothée Chalamet shpërthen për nominimin e tij për Oscar si Aktori më i Mirë: Është si një ëndërr e madhe për të.

23 Janar, 2026

Si Arsenali la të mahnitur Man Utd me vendimin për Benjamin Sesko, ndërsa ish-objekti i transferimit të Gunners përgatitet për vizitën e parë në Emirates Stadium.

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.